Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij turk, Erdogan, gjatë Samitit të SEECP, që po zhvillohet në Sarajevë.
Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.