Meta rrëzon “qeverinë teknike”. Situata u tejkalua me arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta rrëzon “qeverinë teknike”. Situata u tejkalua me arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi

16:30 | 02/08/2016
në Uncategorized
0

Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, i jep përgjigje kërkesës së opozitës për krijimin e një qeverie teknike me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pasi doli nga disa takime private, z. Meta tha se qeveria teknike për të cilën ai kishte folur ishte sa i përket Reformës në Drejtësi ndërsa tani me arritjen e konsensusit, kjo situatë është e kapërcyer. Ai sqaroi se qeveria teknike për të cilën flet kryetari i PD, Lulzim Basha është diçka tjetër, ndërsa garanton shefin e opozitës se angazhimi i LSI-së do të jetë maksimal për të garantuar zgjedhje me standarte.

Në një deklaratë për median rreth orës 16:00,  Meta sqaroi se shkuarja e tij nuk kishte të bënte me situatën politike. Ai tha se ishte takuar me një mik të tij Arjanin i cili është trajneri dhe masazhatori i tij. “Më ndihmon të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat në mënyrë që përpiqem të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar dhe politikën shqiptare aq sa të mundem” tha Meta.

Intervista e plotë

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pyetje: Sa i takon drekës me ish presidentin Meidani Meta kërkoi mos politizimin e saj.

Meta: Më vjen keq për këtë konferencë të pazakontë shtypi, por në respektin tuaj që në këtë kulm vape keni pritur këtu për dy orë, keni pritur dhe dje për disa orë por nuk komunikuam dot dhe duke qenë i shqetësuar se përsëri nesër apo në ditë të tjera mund të ketë ndonjë sms që Meta vajti tek Grandi dhe Koço është trek Grandi që ka shtëpinë këtu tek Grandi dhe rri vazhdimisht këtu tek Grandi apo politikanë të tjerë që vinë këtu për arsye dhe të vendodhjes së Grandit duhet tu sqaroj se unë kam qenë për dy orë me Arjanin.Dhe rri vazhdimisht këtu. Arjani është miku im por njëkohësisht dhe trajneri dhe masazhatori im për një kohë shumë të gjatë dhe më ndihmon të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat në mënyrë që përpiqem të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar dhe politikën shqiptare aq sa të mundem.

Pyetje: Do sillni dhe zotin Rama këtu?
Meta: Ushtrimi më i mirë këtu është biçikleta në ujë, për të gjithë.Është ushtrim i jashtëzakonshëm.Në një kohë shumë të shkurtër, duke fituar kohën fiton dhe veti të jashtëzakonshme, jo vetëm harxhim kalorish por dhe masazh, relaks dhe shumë elementë të tjerë, edhe performancë trupore. Të gjitha këto janë falë Arjanit, unë do vij vazhdimisht. Nuk mendoj se është e nevojshme që ju të vini vazhdimisht këtu për arsye se ju thashë kush është arsyeja kryesore pse unë vi tek holel Grandi. Nuk kam qenë as në katin e parë, as në katin e dytë, as për kafe dhe as për drekë dhe mendoj që është pozitive që ju të mos keqinformoheni më. Jam gati për çdo pyetje politike dhe pse kisha vendosur të mos flisja.

Pyetje: E takuat zotin Meidani, ishte apo nuk ishte zoti Kokëdhima?

Meta: Kam patur një drekë me Profesor Meidanin dje, zoti Kokëdhima ka qëlluar rastësisht për arsye se ju thashë që zoti Koço ka shtëpinë ngjitur me hotelin dhe rri vazhdimisht te hoteli. Ka ndjenjur një pjesë të kohës me ne pastaj ka vazhduar, ne kemi vazhduar drekën tonë.

 

Pyetje: Temperaturat si në gusht kanë qenë edhe në korrik të larta, duket se të tilla kanë qenë dhe në politikë, me diskutime për reformën në drejtësi, por nuk kanë munguar dhe zërat mes grupeve parlamentare për çështje që i përkasin koalicionit. Deri ku është toksikuar pjesa e koalicionit nga diskutimet dhe debatet sipas jush?

Meta: Mendoj se çështja e koalicionit nuk duhet të përzihet me çështjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi ka përmasa të tjera, koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij kështuqë nuk mendoj se ka ndonjë arsye për ti trazuar këto dy çështje të ndryshme.

Pyetje: Koalicioni vazhdon në të njëjtën linjë?

Meta: Koalicioni sipas vlerësimit tim duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin që të përmbushë detyrimet e tij programore, qeverisëse dhe morale ndaj qytetarëve shqiptarë, të gjithëve sepse ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, por në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë përkrahur dhe votuar si detyrim moral për të mos i zhgënjyer.

Pyetje: A është zoti Meidani kandidat për Kryeministër të ri të qeverisë teknike?

Meta: Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën.

Etiketa: koalicioni rama metaKoco Kokedhimameta rrezon qeverine tekniketakimi me mejdanin

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Basha: Lideri i reformës në drejtësi nuk është Rama por konsensusi

Basha-Ramës: Mandati yt ka mbaruar kur u ktheve bërrylin atyre që të besuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

07:45 | 18/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –

07:36 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –
  • PD duhet të dëgjojë votuesit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com