Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar sërish se protesta e thirrur më 13 shtator për inceneratori e Tiranës, është protestë e qytetarëve.
Meta shprehet se “korrupsioni galopant i qeverisë po i zhyt në varfëri ekstreme dhe po i dëbon nga Shqipëria” dhe se shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë.
“Protesta e 13 Shtatorit është protesta e qytetarëve! Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë dhe çdo minutë, sepse korrupsioni galopant i Qeverisë po i zhyt në varfëri ekstreme dhe po i dëbon nga Shqipëria! Të martën, ora 18:00, takohemi të gjithë tek inceneratori i Tiranës, “kryevepra” e paligjshmërisë dhe e korrupsionit”, shkruan Meta.