Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Lexha, raportin e Komisionit të Venecias. Duke sqaruar se përgjigjet e tij dhe komentet janë shteruese ai tha se ne çdo rast ka mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë.
Presidenti ka deklaruar se ekzistojnë mundësitë që nëpërmjet një reflektimi të shpejte vendi ynë të vendoset në shinat e ligjit.
“ Jam i bindur se vendi ynë përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e kushtetutës, të shtetit ligjor dhe të një dialogu që frymëzon bashkëpunim dhe jep siguri për të gjithë të rinjtë se e ardhmja është këtu”, tha Meta.