Meta nga Berlini: Shqiptarët presin hapjen e negociatave këtë muaj, qeveria të përmbushë detyrimet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta nga Berlini: Shqiptarët presin hapjen e negociatave këtë muaj, qeveria të përmbushë detyrimet

11:08 | 07/06/2019
në Shqiperi
0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në Takimin e 24-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku mbajti edhe një fjalë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”, të moderuar nga anëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd Rützel, me pjesëmarrjen e zotit Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme.

Meta tha se shqiptarët presin hapjen e negociatave këtë muaj, ndërsa ftoi të pranishmit që të bashkohen me lutjet, që Shqipëria të gjejë rrugën për një paqe, stabilitet, begati dhe të ardhme të pakthyeshme evropiane të merituar.

“Bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë Kryesuesja e Radhës e OSBE-së dhe do të bëjë çdo përpjekje për të pasqyruar imazhin më të mirë të vlerave të kësaj organizate, si dhe për të zbatuar përparësitë e përbashkëta të një hapësire edhe më të sigurt e më të begatë të OSBE-së. Lutem që t’ia dalim mbanë me sukses në këtë sipërmarrje sfiduese!”, – theksoi Presidenti Meta ne fjalën e tij.

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës:

“I nderuar zoti Vajler, zoti Rycel,

Të dashur miq,

Zonja dhe zotërinj!

Dëshiroj së pari të falënderoj miqtë tanë të mëdhenj, Bundestagun gjerman dhe veçanërisht komitetin organizues që na mblodhën të gjithë së bashku këtu në Berlin! E di mirë, ashtu sikurse edhe ju, sa të përkushtuar dhe të palodhur janë ata për të forcuar dhe zgjeruar akoma edhe më tej këtë traditë të miqësive të mira dhe besimit të përbashkët në Zot.

Pak ditë më parë, Kancelarja Angela Merkel fitoi zemrat e studentëve të diplomuar të Universitetit të Harvardit, me një fjalim tepër të sinqertë e të mbushur me mendime mbi të tashmen, të ardhmen dhe mbi botën e frikshme që po trashëgon brezi i ri.

Ashtu sikurse ata që kanë një ndjenjë të vërtetë të historisë, edhe unë ndava të njëjtën ndjeshmëri me përshkrimin e saj, veçanërisht me thirrjen që bëri se: “Çdo gjë që duket se është e gdhendur në gur, ose e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”.

Gjithmonë do të ndodhin ndryshime pozitive, pasi njerëzit janë në kërkim dhe ndjekje të vazhdueshme të paqes, qoftë atë individuale, komunitare apo të paqes globale.

Ne kemi krijuar partneritete, kemi lidhur aleanca, kemi formuar organizata botërore dhe rajonale për të ruajtur e mbajtur rendin paqësor. Por asnjë nga këto ngrehina nuk do të mbijetojë pa vlerat dhe parimet e ngulitura, që ngjisin bashkë një angazhim të tillë.

‘Demokracia qëndron në zemër të NATO-s’, – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, teksa partitë pro Bashkimit Europian shënuan sërish një fitore të madhe në zgjedhjet europiane para disa ditësh.

Ne, në Ballkanin Perëndimor e shikojmë NATO-n dhe Bashkimit Europian si garancitë më të mira për rendin paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë, në brendësinë e tyre si dhe në rajonin tonë.

Shqiptarët luten që Maqedonia e Veriut fqinjë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur dhe ajo e meriton plotësisht pas arritjes historike.

Ne e kemi konsideruar gjithmonë kufirin e zgjeruar të NATO-s në rajon si një vlerë për të ndjekur paqen e bashkësisë sonë të popujve, të cilët për një kohë të gjatë e shikonin si të pamundur bashkëjetesën me njëri-tjetrin.

Ne duhet të jemi fuqimisht të vendosur në mbrojtje të këtij partneriteti, në forcimin e aleancës transatlantike, në ruajtjen e vlerave thelbësore që lidhin e bëjnë bashkë veçanërisht, të rinjtë tanë.

Bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara dhe BE-së ishin thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje tejkaluese ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut fqinje. Kam shpresë dhe lutem se e njëjta vendosmëri dhe koordinim do të mundësojnë edhe një marrëveshje përfundimtare që pritet me padurim midis Kosovës dhe Serbisë.

Vendet e rajonit të Ballkanit janë të ankoruara në mënyrë të vendosur në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mbështetja e fortë popullore për këto procese nuk buron nga iluzioni i ndryshimeve të kufijve, por nga kërkimi për standarde më të arrira mirëqeverisjeje, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe kohezionin social.

Është përgjegjësia jonë si udhëheqës që të sigurojmë zbatimin e standardeve të tilla në vendet tona, duke mbetur të vërtetë dhe besnikë ndaj angazhimeve që kemi marrë përsipër përkundrejt popujve dhe partnerëve tanë.

Duhet të ndaj me ju faktin se bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë.

Megjithëse një vend modest, ne nuk u shmangemi përgjegjësive tona më të mëdha në lidhje me rendin paqësor global.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në aleancat globale kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ne shqetësohemi për ndryshimin e klimës dhe kemi marrë zotime në kuadër të Marrëveshjes së Parisit. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë intensivisht me partnerët tanë, në kuadër të të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe rajonale për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, për të administruar emigracionin si dhe për të përmirësuar arkitekturën e sigurisë në tërësi.

Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë Kryesuesja e Radhës e OSBE-së dhe do të bëjë çdo përpjekje për të pasqyruar imazhin më të mirë të vlerave të kësaj organizate, si dhe për të zbatuar përparësitë e përbashkëta të një hapësire edhe më të sigurt e më të begatë të OSBE-së. Lutem që t’ia dalim mbanë me sukses në këtë sipërmarrje sfiduese!

Shqipëria krenohet me tolerancën dhe harmoninë e saj fetare. Bashkësitë e të gjitha feve, përgjatë gjithë historisë sonë, kanë qenë ngahera të bashkuara, të angazhuara e përkushtuara për të ruajtur paqen dhe harmoninë. Ky mision fisnik dhe hyjnor njëkohësisht, i bashkon mbarë njerëzit e vendit tim, pavarësisht nga besimi apo përkatësia fetare.

Udhëheqësit e të gjitha bashkësive fetare kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta konsoliduar këtë lidhje kombëtare, të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe vendin tonë.

Kohët e fundit, bashkësitë e krishtera dhe myslimane nëpërmjet Këshillit të tyre Ndër-fetar bënë apel për urtësi e bashkim kombëtar si dhe për një dialog të mirëfilltë, për t’u dhënë fund politikave ndarëse që turbullojnë vendin. Me përulje ju ftoj të bashkoheni me lutjet tona, që vendi im të gjejë rrugën për një paqe, stabilitet, begati dhe të ardhme të pakthyeshme evropiane të merituar.

Lutem gjithashtu që Bashkimi Europian dhe NATO-ja, që mundësuan dhe siguruan paqen, stabilitetin dhe lirinë për këtë kontinent, do të vazhdojnë të kenë sukses dhe të përparojnë, si paqeruajtës të fortë për brezat e ardhshëm.

Lutem që popujt e Ballkanit, të cilët kanë përjetuar vuajtje të tmerrshme, të gjejnë paqen nëpërmjet bashkëjetesës dhe të jetojnë së bashku drejt një të ardhmeje europiane, si rruga e vetme që fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë.

“Mbi njerëzit e drejtë sytë e Zotit shikojnë dhe thirrja e tyre atij në vesh i shkon”!

Ju faleminderit!

 

Etiketa: Berlinhapja e negociataveIlir Meta

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Lejuan futjen e mallrave dhe makinave kontrabandë/ Arrestohen 4 policë, 6 të tjerë pezullohen nga detyra

Lejuan futjen e mallrave dhe makinave kontrabandë/ Arrestohen 4 policë, 6 të tjerë pezullohen nga detyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com