Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha sot se i ka kërkuar ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe atij të Drejtësisë, Ylli Manjani, që të angazhohen në iniciativa që i hapin rrugë monitorimit 100% nga shoqëria civile të ligjit për importin e mbetjeve.
Në një dalje për median nga selia e Kuvendit, Meta tha se respekton shqetësimin e shoqërisë civile.
Meta:
“Sot i kam kërkuar ministrit të Mjedisit zotit Koka dhe ministrit të Drejtësisë, zotit Manjani, që ky detyrim ligjor që u vendos në këtë ligj të shoqërohet edhe me iniciativa të tjera konkrete që realizojnë monitorimin 100% të ligjit nga shoqëria civile”.