Meta: Kushtetuta vija e kuqe, Shqipëria nuk mund të drejtohet më me rezolutë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Kushtetuta vija e kuqe, Shqipëria nuk mund të drejtohet më me rezolutë (film)

19:08 | 22/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e presidencës tha se  do të bëjë gjithçka për të bërë referendum në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa kërkoi mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për këtë lëvizje.

Pjesë nga fjala e Metës:

Sa më serioz i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm sistemi demokratik i një vendi, aq më i rrallë dhe i qëndrueshëm është Kushtetuta. Kushtetuta pothuajse gjithmonë ka lindur në kohë krizash për mbrojtje nga pushteti arbitrar dhe jolegjitim. Kushtetuta mbetet e para dhe e fundit vijë e kuqe e pakalueshme për sa kohë fuqia e saj buron nga populli. 1998 është një datë historike kur për herë të parë populli shqiptar miratoi përmes referendumit Kushtetutën. Kushtetuta e ’98 mundësoi rivendosjen e paqes në vend me rotacionin. Kjo kushtetutë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në një marrëveshje të errët. Ndryshimet thelbësore që u bënë në kushtetutë në vitin 2016 kanë nxjerrë sot në pah probleme të tjera akute.

Read more

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Të kërkojë falje publike –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Kushtetuta u kthye në një rregullore me data dhe afate. Qëllimi i reformës nuk ishte falimentimi i drejtësisë por reformimi i thellë i tij. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës. Sot jemi para një situate edhe më dramatike. Kushtetuta e Shqipërisë po shkelet hapur edhe dhunshëm me qëllim kapjen e të gjitha pushteteve nga kryeministri aktual. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit në një proces antiligjor me votime njëpartiake, vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese, vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë të Lartë, numri i deputetëve në parlament nuk plotësohet dot. Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese. Kur dhunohen të drejtat e pronës, kur qeveria për të pasuruar një kastë oligarkësh ka krijuar një borxh që shqiptarëve do t’i duhen 20 vite ta shlyejnë. Kur vendi po shpopullohet pa ndalim, ku si rezultat i sukseseve imagjinare nuk ka më asnjë investim të huaj.

Është koha për t’i thënë ndal këtij dekragimi të shtetit dhe vendit tonë. Unë si presidenti i Republikës do të qëndroj si kryegarant dhe do t’i kundërvihem me të gjitha forcat e mija.

Shqiptarët të hapin sytë dhe të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin më jashtë vendit. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar që përmes refendumit të mbrojë republikën. Do jetë populli ai që do vendosë nëse do të kthehet në diktaturë apo jo. Presidenti do të bëjë gjithçka.

Të mbrojmë sot Kushtetutën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2630446000375744/

Etiketa: Ilir Metakonference per shtypPresidenti i vendit

Të Lidhura

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

nga 27
11:11 | 26/04/2026
0

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë....

Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

nga 27
11:01 | 26/04/2026
0

Në reagimin zyrtar, VLEN thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese, duke treguar mungesë të theksuar...

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

nga 27
10:35 | 26/04/2026
0

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

nga 27
10:31 | 26/04/2026
0

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i...

Para
Dy vëllezër godasin me mjete të forta 35 vjeçarin në Ersekë, e bëjnë për spital

Dy vëllezër godasin me mjete të forta 35 vjeçarin në Ersekë, e bëjnë për spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

11:11 | 26/04/2026
Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

11:01 | 26/04/2026
Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

10:35 | 26/04/2026
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

10:31 | 26/04/2026
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –
  • Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –
  • Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –
  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com