Presidenti i Republikës Ilir Meta do të flasë sërish sot para mediave. Burime zyrtare bëjnë me dije se në orën 13:30 do të ketë një konferencë shtypi në Presidencë.
Sipas Presidencës, para nisjes së pushimeve Presidenti Meta do japë edhe njëherë zgjidhjet për krizën e rëndë politike në vend.