“Në vendin tim dhe në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë i çmend” ishin vargjet që recitoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta në krah të kryeprokurorit Adriatik Llalla në konfliktin me ambasadorin amerikan, Donald Lu.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se ky ishte një mesazh për të qetësuar debatin, si dhe ndaj mediave të cilat ndonjëherë i keqinterpretojnë dhe nxisin debatet. Ishte një mesazh për të qetësuar gjërat sa më shumë.
Gjithsesi, Ilir Meta nuk pranoi se ishte bërë palë me kryeprokurorin Llalla, por dalja e tij publike kishte për qëllim transparencën dhe të vërtetën e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.