Meta: Zgjedhjet e lira janë në rrezik siç ishin para takimit Rama-Basha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Zgjedhjet e lira janë në rrezik siç ishin para takimit Rama-Basha

21:53 | 08/06/2017
në Shqiperi
0

“Demokracia  dhe zgjedhjet e lira në Shipëri janë në rrezik, siç ishin në rrezik deri në 17 maj”

Kështu ka deklaruar Presidenti i zgjedhur Ilir Meta lidhur me situatën politike në vend duke paralelizuar efektet e marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit me mosbesimin që lideri demokrat shfaqi gjatë ditëve të qëndrimit në çadër.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta theksoi se Rama donte Reformën në drejtësi për të kapur drejtësinë në vend.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Rama donte të bënte Reformën në Drejtësi për të kapur Drejtësinë, kam patur debate kokë më kokë, nuk kam pasur hallin e PD, por shqetësimin e stabilitetit të vendit, kam pasur shqetësimin e kësaj reforme.

Në rastin e dytë, Rama i donte zgjedhjet pa opozitën. Ai e ka futur Bashën për zgjedhje për ta përdorur. Është shumë e qartë kjo gjë. Të gjithë e kanë kuptuar këtë. Ata kanë bërë marrëveshje që të sabotojnë zgjedhjet për krizat e brendshme të partive. Ja, një njeri që do republikë të re dhe çon në mes të natës listën e PD­-së pa pyetur kryesinë. Si mund të bëhet një veprim i tillë?”, është shprehur Meta.

Meta tha se Rama dhe Basha janë bërë bashkë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme duke krijuar një task forcë që po shkel të gjitha ligjet e shtetit.

Ish-kreu i LSI Ilir Meta tha se dy liderët Rama-Basha kanë frikë nga zgjedhjet, transparenca dhe nga përgjigja e popullit të cilën do e marrin më 25 qershor.

Meta, dyshen Rama-Berisha i cilësoi si “Tomy-Jerry” që po bëjnë presion, por sipas tij Basha është një flutur më tepër në zyrën e Ramës duke theksuar se vazhdimisht është keqpërdorur nga kryeministri.

“Nuk kam pasur frikë nga Berisha-Nano bashkë, nuk kam si të kem frikë nga Tomi dhe Jerry. Mua më interesojnë zgjedhjet e lira dhe që këta të dy të mos bëjnë presion. LSI-në nuk na e fali Enveri, Ramizi apo Saliu është partia e rinisë që e ngritëm me sakrificë. Basha pranoi të jetë një flutur më shumë në zyrën e Ramës. Pranoi të keqpërdorej për herë të tretë nga Rama. Herën e parë për çështjen Doshi Fufi. Të dytën për çështjen CEZ DIA. Basha ma ka pranuar që është keqpërdorur nga Rama”, tha Meta.

Meta: Takova Bashën kur ishte në çadër, ja ç’i thashë
 Gjatë intervistës Meta ka zbuluar edhe një takim me Bashën gjatë kohës kur ky i fundit protestonte në çadër.
“Nuk ka rëndësi kush e kërkoi takimin por unë i kam thënë Bashës ato që i kam thënë Ramës në Hotel Tirana dhe ambasadorëve. I kam thënë: Për çështjen e drogës ke të drejtë. PD u kujtua për drogën vetëm pasi humbi në Peshkopi. Mos prit të dalë LSI në çadër. Mos prit nga unë që në Parlament të votojë kundër Ramës, ti ke të drejtë të kërkosh disa garanci por mos e tepro”, deklaroi Meta.
Bashkimin e Bashës dhe Ramës Meta e konsideron si frikë që ata kanë nga rritja e LSI dhe partive të tjera që “dyshja” i cilëson të vogla.

“Lidhur me arritjen e takimit Rama-Basha dua të falenderoj Vasilin dhe Shpëtim Idrizin që shkuan në tryezën para marrëveshjes. Por Basha e Rama po bëjnë lojë në cenim të standartit të zgjedhjeve. Ata janë bashkuar për shkak të rritjes që ka LSI dhe partitë e tjera. Përpjekjet për të bërë kurban LSI janë që në vitin 2008”, tha Meta.

Sa i përket fushatës së  tij me LSI, presidenti i zgjedhur Ilir Meta sqaroi se ai e merr këtë post me 24 korrik, kur bëhet betimi.

“Së pari nuk kam kërkuar për president unë u detyrova të zgjidhesha për shkak të krizës artificiale, mua më ka çuar përgjegjësia ndaj vendit për të shpëtuar legjitimitetin e presidentit të vendit. Në qoftë se unë kam shkelur Kushtetutën ta mbledhim sot Parlamentin edhe le të më shkarkojnë.  Së dyti sipas Kushtetutës unë jam President kur bëhet betimi më 24 korrik. Nuk vajta nga halli por vajta si detyrim ndaj të ardhmes së demokracisë së vendit. Unë jam presienti i ardhshëm, unë mund të isha edhe kryetari i LSI deri më 23 korrik por nuk e bëra se të ardhmen e LSI do e drejtojë Petrit Vasili”, u shpreh Meta.

Etiketa: BashaMetaRamazgjedhjet e 25 qershorit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shpërthim me dinamit në një lokal në Vlorë

Shpërthim me dinamit në një lokal në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com