Unë nuk kam asnjë shqetësim për PDIU dhe as për rezultatin që ne do kemi në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Do jemi fitues të bindshëm dhe qeveria e ardhshme do ketë PDIU-në elementin e saj thelbësor.
Unë kam shprehur shqetësim për mungesën e çdo norme politike, njerëzore e morale, kur halli i vetëm i elefantëve është të shkelin barin e fqinjit.
PDIU është më shumë se kurrë e përfshirë në fushatë dhe me struktura funksionale. Të gjithë bashkë t’i japim një leksion moral e njerëzor hileve në politikë. Të gjithë bashkë ata që kanë #Veç1Atdhe
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...









