Vritet sinjalizuesi që denoncoi dje parcelat e drogës.
“Bella Mafia” dha sot goditjen e radhës. Nuk di për çfarë shteti a policie po flasim ende. Policisë i janë prerë krahët dhe trafikantët janë bërë me krahë.
Ky është portali për njerëzit… dhe gjithë propaganda totalitare që po buçet në këtë vend nuk mundet të fshehë realitetin. Vëmendja e këtij pushteti të gërryer moralisht është, jo tek njerëzit, por tek eliminimi shembullor i atyre që hapin gojën për të çjerrë sadopak këtë maskaradë të pushtetit të krimit.
Dje, u vra një person që guxoi e theu kodin e Omerta-s.
Nesër është radha e ime, e jotja, e kujtdo që do të guxojë edhe thjeshtë të mendojë…