Mesila Doda: Për premtimin e shkelur dhe gjuetarët e kanaçeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Për premtimin e shkelur dhe gjuetarët e kanaçeve

12:09 | 23/09/2016
në Shqiperi
0
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per ndryshim ne ligjin “Per programet sociale te strehimit”. /r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a parliamentary session.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda është shprehur se ligji i plehrave është një premtim që po shkelet me të dyja këmbët nga ana e qeverisë. Sipas saj kjo lojë mësallash me premtimet, e ka kthyer klasën politike shqiptare jo vetëm të pabesueshme, por të neveritshme.

Ligjvënësja shpreh gjithashtu çudinë e kundërshtisë që ka ardhur për këtë ligj nga opozita, e cila kur ishte në pushtet jo vetëm e kaloi në Kuvend, por organizoi një gjueti të vërtetë ndaj romëve që riciklonin kanaçet.

Më poshtë fjala e plotë e deputetes Mesila Doda:

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

unnamed-2

Zoti Kryetar, të nderuar kolegë,

Një nga arsyet kryesore përse njerëzit kanë humbur besimin tek politika, madje janë zhgënjyer prej saj, ka plot që e neverisin, janë premtimet. Politikanët premtojnë, madje zotërojnë artin të premtuarit.

Natyrisht, është rregull loje në këtë profesion të premtosh. Nëse nuk i thua atij që lyp votën çfarë do të bësh nesër, nuk ke si ta binësh që të votojë për ty. Por, nuk është kjo e keqja, përkundrazi, të premtosh është shenjë e integritetit, sepse do të thotë që të nesërmen do të punosh për ta mbajtur premtimin. Në kohën kur ke mundësinë e ushtrimit të pushtetit, do të plotësosh premtimin për llogari të qytetarit të fundit që i ke kërkuar votën. Pra, do i shërbesh premtimit ndaj qytetarit të fundit.

Kjo është arsyeja që në demokraci ka qeveri dhe ka ministra, madje edhe kryeministër. Fjala “ministër”, e cila është huazuar në politikë nga fjalori klerikal, do të thotë “shërbëtor”. Pra, këta që kemi pas shpine janë shërbëtorët që drejtohen nga një kryeshërbëtor, të cilët teorikisht duhet të plotësojnë premtimin që i kanë dhënë qytetarit të fundit.

Sot, ata dhe jo vetëm, janë këtu për të kaluar një ligj që shkel me të dyja këmbët një premtim të fushatës elektorale të para tre vjetëve. 

Kur qeveria paraardhëse e kaloi këtë ligj që ne kemi sot përpara, jo vetëm propozuesit e sotëm u hodhën përpjetë, por falë mekanizmave të së majtës u organizua shoqëria civile dhe u depozituan mbi 70 mijë firma për një referendum që do të synonte ndalimin e importimit të plehrave. Atëherë u fol gjerë e gjatë për këtë çështje, për këtë referendum që u konsiderua anti-kapitalist, sepse pengon zhvillimin e një industrie të tërë dhe pengon hapjen e mijëra vendeve të punës.

Gjatë kohës që këtu, në Kuvend diskutohej ky projekt-ligj i atëhershëm, i cili kaloi, në rrugët e Tiranës nisi një betejë e vërtetë e njerëzve që drejtonin pushtetin vendor ndaj romëve, skamnorëve që mblidhnin mbeturinat e riciklueshme.

U zhvilluan dy beteja, një e rrugës ndaj varfanjakëve dhe që udhëhiqej nga politikanë të lartë që sot drejtojnë opozitën dhe beteja e dytë e mbledhjes së firmave, organizimit të tubimeve, peticioneve sensibilizuese që drejtohej edhe prej Ardian Klosit që sot nuk është më.

unnamed

Shërbëtorët dhe kryeshërbëtori që gjenden sot pas meje premtuan në atë kohë që jo vetëm do e ndalonin importimin e plehrave, por kur të vinin në pushtet do ta shfuqizonin këtë ligj. Falë rezistencës, firmave të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky ligj u abrogua sapo kjo qeveri erdhi në pushtet. Por duket nuk vdiq si ligj, veç ra në një farë gjumi letargjik, në mënyrë që tani të rizgjohet këtu e të propozohet nga ata që e kundërshtonin dje me forcë dhe të kundërshtohet nga ata që e miratuan herën e parë po me aq forcë.

Pikërisht, kjo farë loje mësallash, këto premtime të shkelura, të nëpërkëmbura, trajtimi i gjindjes për budallaqe e bëjnë politikën e sotme pa një kartë morale, të neveritshme për shumëkënd. Të marrësh për budallenj votuesit e tu, t’i mashtrosh, t’i tallësh, t’i nëpërkëmbësh, sjell me vete vetëm këtë bjerje morale, derisa katandisesh tek dita që të bësh politikë, është të të vijë ndot.

E sillni sot këtë ligj këtu me çfarë guximi? Kujt po ia hidhni? Dhe çfarë magjie ka ndodhur që ju bëri të ndërroni mendjen? E kundërshtuat me aq potere, para shumë pak kohësh, ndaj duhet të rrëfeni magjinë që ju çoi në anën tjetër të lumit.

Në krahun tjetër, gjuetarët e kanaçeve të romëve si mund t’i dalin sot kundër këtij ligji që deri dje e donin aq fort dhe me aq zhurmë, sa sot të paktën duhet të kërkojnë ndjesë për gabimet që paskan bërë dje.

Të nderuar deputetë, 

Premtimi i pambajtur, i përsëritur si ves e ka katandisur në këtë “derexhe” klasën politike shqiptare, por unë kohë më parë kam vendosur të mos notoj në këto ujra. Nuk premtoj dot, atë që nuk e mbaj dot dhe aq më keq që nuk e besoj dot.

Unë nuk jam kundra indrustrisë së Riciklimit por Rickilimin e mbetjeve duhet ta kishim filluar me kohë në vend, sepse jemi vend i pasur për fat të keq në këtë drejtim. Përse duhen sjellë mbetjet nga jashtë?

Ky ligj, ndoshta nuk është i keq, por është një premtim i pambajtur, ndaj unë këtë ligj nuk mund ta miratoj, jo me votën time.

Përgjegjësinë për ta kaluar apo kundërshtuar t’ja lëmë kësaj qeverie dhe gjuetarëve të kanaçeve, meqenëse të gjitha palët refuzojnë që këtë ligj ta kalojnë në një Referendum, që do të ishte gjithmonë zgjedhje më e drejtë.

Etiketa: Ardian Klosideputetja e PDIUgjuetarëtgjumi letargjikkanaçetMesila DodaReferendumsapunin për djath

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Nis punën HEC-i i Banjës

Nis punën HEC-i i Banjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com