Mesila Doda në 2012 i dërgon Berishës strategjinë e Bashkimit Kombëtar

Duhet të lëçisni

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...

I nderuar zoti Kryeministër,

Dëshiroj se pari të shpreh respektin dhe emocionin tim të thellë për atë që kemi patur mundësinë të shohim e të ndjejmë përgjatë këtyre ditëve. Kam ndjekur me një interes krejt të vecantë atë që ju keni transmetuar gjatë këtyre ditëve dhe besoj se kauza e bashkimit të kombit është një prej atyre shtyllave që në jetën e njeriut përafrohet me konceptin dhe marrëdhënien që njeriu ka veç me Hyun.

Kohët që po kalojmë janë të një intensiteti dhe reflektimi të thellë mbi atë çka na ka dhënë historia, atë çka jemi munduar t’i marrim dhe atë që nuk kemi marrë e që ja kemi borxh të palindurve ende. Por, përtej emocionit dhe tronditjes që të përçon ideja e bashkimit dhe krijimit të një fuqizimi të ri të elementit shqiptar në rajon do na duhet të përkthejmë në hapa konkretë mundësinë e një afrimi, në mënyrë që bashkimi të trokasë natyralisht tek shqiptarët.

Pikërisht për këtë arsye do dëshiroja t’ju propozoja krijimin e një grupi pune të përbashkët me funksion koordinator, i cili do krijonte strategjinë konkrete të bashkimit duke nisur nga disa fusha.

– Strategjia e bashkimit ekonomik e monetar. Duke u nisur nga mendimi i ekspertëve do mundet të krijohen politika të përbashkëta doganore dhe kuadër ligjor e fiskal i afruar. Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një infrastrukture të ngritur. Do na duhet të promovojmë gjithë mekanizmat e nxitjes së konsumit brenda përbrenda territorit të dy shteteve tona. Funksionimi i transaksioneve me bazë monedhën kombëtare lekun do sjellë një impakt pozitiv në ekonominë e përbashkët.

– Njehsimi i mundshëm i legjislacionit (nuk ka asnjë arsye të qënësishme që ekspertët duhet të paguhen dy herë, për të bërë të njëjtat ligje në të dyja krahët e kufirit). Shqipëria sot ka një kuadër ligjor të plotë, i cili mund të jetë një hap para për shtetin e Kosovës, i cili është ende në fazën e formimit të kuadrit ligjor. Nismat ligjore në të ardhmen mund të jenë të koordinuara.

– Strategjia e unifikimit të sistemit arsimor. Deri tani kemi një projekt të përbashkët të abetares shqiptare, por krjimi i një sistemi arsimor që përafrohet me lëndët e tjera mësimore dhe kuadër ligjor të njëjtë do ishte rruga më e sigurtë për t’i bërë brezat e ardhshëm të ndjeheshin natyralisht të bashkuar. Nga ana tjetër kryerja e hapave strategjikë (siç ishte rasti i rating-ut p.sh) në të ardhmen do mund të bëheshin për popullsinë e të dyja krahëve dhe do figuronte shumë më ekonomike.

– Krijimi i strukturave të përshtatshme për përafrimin kulturor dhe trupëzimin e kulturës së shqiptarëve të Kosovës si pjesë përbërëse e kulturës së Kombit. Prej kohësh ka patur një hop në këtë drejtim, arti dhe kultura janë të pranishme në të dyja krahët e kufirit. Media ka patur një rol jo të vogël në këtë kontekst, duke promovuar shije kulturore të pranishme në të dyja krahët. Bashkëpunimi dhe koordinimi i axhendave kulturore do ishte thjeshtësisht i pranueshëm, por do krijonte një afrim te shpejtë në art, kulturë e letërsi.

Në konceptin tim, struktura do duhej të kërkonte një aprovim nga të dyja qeveritë. Do i duhet të punojë me përfaqësuese të dy krahëve dhe të profesioneve të ndryshme  duke vjelur mendimin më profesional, të vendosë hapta afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë për përafrimin e dy realiteteve tona.

I nderuar zoti Kryeministër,

Këto janë disa pika të shtruara për t’ju transmetuar idenë time. Ndoshta mund të jetë e vështirë për t’u realizuar, por besoj se është një hap përpara. Të mos harrojmë se fqinjët krijojnë strategji dhjetra vjeçare për të fuqizuar kombin e tyre dhe ne kemi detyrë nga Zoti që të fillojmë të mendojmë në mënyrë të displinuar për të ardhmen tonë dhe të mos ja lemë çdo gjë në dorë kohës dhe rastit.

Dhjetor 2012

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...

Me pranga në duar, shoqërohet në KLGJ gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Është shoqëruar këtë mëngjes për në Këshillin e Lartë Gjyqësor gjyqtarja e Krujës, Enekeleida Hoxha. Gjyqtarja Hoxha do të përballet sot me trupën e KLGJ,...