Pikërisht ditën e mbledhjes së radhës së Kuvendit, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka lëshuar një akuzë tejet konçize, por shumë të rëndë për klasën politike shqiptare.
Ja çfarë thotë ajo në rrjetin social:
“Kur mbërrin ai momenti që shpresa e vetme duket ambasadori amerikan… turp për të gjithë ne… po e shkallmojmë këtë vend përditë e nga pak…”
Puna është se sa janë ata që u vjen me gjithë mend turp?