Një ngjarje tepër e dhimbshme ka ndodhur në sfidën mes Evertonit dhe Uest Bromuiç, e vlefshme për javën e 24-t të “Premier Ligës” angleze.
Në minutën e 55-të, sulmuesi i Uest Bromuiç, Salomon Rondon, në një tentativë për të larguar topin, ka goditur futbollistin e Everton Xhejms Mek Karthi, duke i thyer këmbën në dy pjesë.
Menjëherë pasi mjekët i konfirmuan lajmin, sulmuesi i Uest Bromiç, shpërtheu në lot, pavarësisht se ndërhyrja ishte e paqëllimshme. Mesfushori i Evertonit, Mek Karthi, është 27-vjeç dhe prej vitit 2013 është pjesë e kësaj skuadre.
https://youtu.be/r3zXPxC0ybw