• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesdhe, vetem në janar deti “perpiu” 60 femijë

15:54 | 03/02/2016
në Bota
0

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), 60 nga 272 emigrantë që janë mbytur në janar 2016 në ujrat e detit Egje ndërmjet Turqisë dhe Greqisë ishin fëmijë.

Trupat e nëntë emigrantëve, duke përfshirë dhe dy foshnja, janë gjetur të martën e 2 shkurtit nga rojet bregdetare turke, pasi anija e tyre u mbyt.

Lexo edhe

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

Fëmijët përbëjnë deri më tani më shumë se një të tretën e emigrantëve që kalojnë detin nga Turqia drejt Greqisë. Shifrat në rritje të emigrimit të minorenëve kanë alarmuar UNICEF-in sot. “Fëmijët aktualisht përbëjnë 36% të atyre personave që përpiqen të kryejnë kalimin e rrezikshëm midis Turqisë dhe Greqisë,” bëri të ditur në një deklaratë Fondi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara. “Kjo shifër, megjithatë, mund të jetë më e madhe, pasi shumë të mitur nuk arrijnë të japin moshën para se ata të arrijnë në destinacionin e tyre,” thanë përfaqësues të këtij Fondi.

Në vendkalimet kufitare midis Greqisë dhe Maqedonisë “, fëmijët dhe gratë përbëjnë rreth 60%” të totalit të refugjatëve të luftës. Shifrat kanë ndryshuar ndjeshëm muajt e fundit, pasi në qershor, 73% e emigrantëve ishin burra në këtë kufi, dhe vetëm 10% ishin nën 18 vjeç. Përfaqësuesit e UNICEF-it theksojnë se fëmijët janë më të pambrojtur në kushtet e vështira të kalimit të detit. Shumë minorenë gjithashtu kanë mbërritur të pashoqëruar në Evropë. Agjencia Evropiane Koordinimi i policisë Europol vlerëson se më shumë se 10 mijë fëmijë emigrantë të pashoqëruar janë “zhdukur” në Evropë në 18-24 muajt e fundit, duke ngritur dhe dyshimin se shumë prej tyre mund të jenë shfrytëzuar, duke përfshirë edhe seksualisht, nga krimi i organizuar.

Sipas UNICEF-it, 35 mijë të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar azil në Suedi, ndërsa Gjermania ka pritur më shumë se 60 mijë të mitur. Rreth 62.200 emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku, hynë në Evropë përmes Greqisë në janar, sipas IOM-it, rreth 20 mijë prej tyre ishin të miturit e pashoqëruar.

Etiketa: IOMKlandestine te mbytur ne mesdherefugjate sirianesirianeUNICEF

Të Lidhura

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

Do plotësohet amaneti i familjes, trupi i Berlusconit pritet të… –

nga 27
16:52 | 14/06/2023
0

Arkivoli me trupin e Silvio Berlusconit arriti në katedralen në Milano pak pas orës 15:00 dhe vetura në të cilën...

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

nga 27
22:05 | 09/03/2023
0

Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara megjithë dënimin ndërkombëtar...

WhtasApp përditësohet me risinë origjinale

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

nga 27
20:13 | 09/03/2023
0

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Paralajmërimi është dhënë nga kreu i...

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën talenti 16-vjeçar

Shuhet astrologia e mirënjohur

nga 27
20:07 | 09/03/2023
0

Astrologia më e famshme në  Britani, Meg Mistikja, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Parashikimet e astrologes janë ndjekur nga...

Para
Thikë me dy presa/ ERE anuloi rritjen e çmimit në tetor, por shtyu aplikimin nga 1 nëntori

Biznesi mbifaturohet me 11 mln euro energji

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com