Mesazhi i fundit i Kristo Frashërit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i fundit i Kristo Frashërit

12:34 | 02/02/2016
në Shqiperi
0

Tek figura e Kristo Frashërit nuk e ndan dot historianin nga patrioti, ai ishte një historian patriot që përmes shkencës përçonte dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ku ka më mirë se sa patriotizmi që përcillet nëpërmjet së vërtetës historike. Kristo Frashëri shkruajti dhe botoi deri ditën e fundit të jetës, duke lënë me ikjen e tij, një zbrazëti që do ta ndjejnë familjarët, miqtë e të afërmit, por që do ta ndjejë fort vendi dhe Akademia e Shkencave, që ka humbur një prej kolozëve të saj.

Për fat të mirë ai iku duke lënë pas një pasuri të paçmueshme, botime për historinë e Shqipërisë, që do tu flasin brezave të tërë që vijnë pas tij.

Vetëm dy-tre muaj para se të vdiste ai nxori nga botimi një nga librat për të cilin ishte përkushtuar fort dhe me pasion; “Historia e Çamërisë”, një libër që sjell një tablo të plotë e të ezauruar të historisë së një pjese të popullatës shqiptare, asaj që u ndëshkua më shumë dhe më pa të drejtë nga historia. Në ditën e daljes në dritë të këtij libri dhe promovimit të tij ai dërgoi një mesazh të shkruar, që është i fundit mesazh publik i historianit të madh.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Historia e Çamërisë, është promovimi i një rezistence shekullore etnike, është historia që kanë zhvilluar për shekuj me radhë banorët e viseve tona të cepit jugor, shqiptarët e Çamërisë, për të përballuar kristo frasheripërkatësinë e tyre etnike, shqiptare. Është një histori famëkeqe, e cila përfundoi me një golgota biblike të udhëzuar nga zyrtarët nacionalistë grekë, të fqinjëve tanë, por 60 vjet më parë. Historia e kësaj popullsie shqiptare të martirizuar është kaq e dhimbshme, sa në historinë tonë kombëtare lë gjurmë kaq të thella, saqë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike e kanë pasur ashtu siç e kanë të vështirë kujtesën e tyre nga ndërgjegjja historike. Kjo monografi i kushtohet pikërisht kësaj kujtese historike”, thuhej në mesazhin e Frashërit në promovimin e librit, që u lexua nga i biri, Gjergji.

 

Kush është Kristo Frasheri, jeta dhe vepra

 

Kristo Frashëri është djali i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole­Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli. Prof.Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70­vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX­XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit.

Ka marrë dy herë “Çmimin e Republikës” të kl. I (1961, 1984). Është dekoruar me Urdhrat “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.

 

Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh)

“Principata e Arbërisë : 1190­1215” (2014)

“Jeta e një historiani” (2014)

“Ahmet Zogu : vështrim historik” (2014)

“Etnogjeneza e shqiptarëve – Vështrim historik” (2013)

“Historia e Dibrës” (2012)

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878­1881” (2012)

“Ismail Qemali – Album” (2012)

“E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit” (2010)

“Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike)” (2009)

“Skënderbeu i shpërfytyruar “ (2009)

“Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)” (2009)

“Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore)” (2008)

2/1/2016 Ndahet nga jeta në moshën 96­vjeçare Akademiku Kristo Frashëri. Personalitete të shumta mesazhe ngushëllimi

http://ëëë.balkanëeb.com/site/ndahet­nga­jeta­ne­moshen­96­vjecare­akademiku­kristo­frasheri%e2%80%8f­personalitete­te­shumta­mesazhe­ngushellimi/ 4/4

“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë : (28 Nëntor 1912)” (2008)

“Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH­së (1878 – 1941)” (2006)

“Identiteti kombëtar shqiptar” (2006)

“Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006)

“Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (2005)

“Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve “ (2005)

“Historia e Tiranës” (2004)

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (2002)

“Historia e popullit shqiptar” vëll. II, (2002), (bashkautor).

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878–1881” (1997)

“Histori e Shqipërisë” vëll. II. (bashkautor dhe bashkëredaktor), (1984)

“Abdyl Frashëri” (1984)

Bashkëautor i “Histoire de l’Albanie” (Lion, 1974)

Autor i teksteve të historisë së Shqipërisë për shkollat e mesme gjatë v. ‘70–‘80

“Histori e Shqipërisë”, vështrim i përgjithshëm e i përmbledhur që nga parahistoria deri në v. 1960 (botuar në disa gjuhë të huaja (1964)

“Vështrim mbi Gjergj Kastriotin – Skënderbeun (1958)

“Vështrim mbi jetën dhe veprën e Sami Frashërit (1954)

“Histori e Shqipërisë” në dy vëllime (botim i USHT, 1959, 1965), autor i kapitujve që trajtojnë historinë mesjetare të Shqipërisë dhe periudhën e Rilindjes Kombëtare

 

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rusia dhe Turqia përplasen për një tjetër avion luftarak

Rusia dhe Turqia përplasen për një tjetër avion luftarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com