• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i fundit i Kristo Frashërit

12:34 | 02/02/2016
në Shqiperi
0

Tek figura e Kristo Frashërit nuk e ndan dot historianin nga patrioti, ai ishte një historian patriot që përmes shkencës përçonte dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ku ka më mirë se sa patriotizmi që përcillet nëpërmjet së vërtetës historike. Kristo Frashëri shkruajti dhe botoi deri ditën e fundit të jetës, duke lënë me ikjen e tij, një zbrazëti që do ta ndjejnë familjarët, miqtë e të afërmit, por që do ta ndjejë fort vendi dhe Akademia e Shkencave, që ka humbur një prej kolozëve të saj.

Për fat të mirë ai iku duke lënë pas një pasuri të paçmueshme, botime për historinë e Shqipërisë, që do tu flasin brezave të tërë që vijnë pas tij.

Lexo edhe

“Nuk dihet si i ka fituar”, Ngjela: Komisari që vrau Jonadën pasanik, ka para dhe prona

“Martesat për letra”, BBC publikon shifrat: Të përfshira dhe bandat, ja ku renditen shqiptarët

Shqipëria “nën pushtetin” e flakëve, si po neutralizohen vatrat aktive nga Greqia

Vetëm dy-tre muaj para se të vdiste ai nxori nga botimi një nga librat për të cilin ishte përkushtuar fort dhe me pasion; “Historia e Çamërisë”, një libër që sjell një tablo të plotë e të ezauruar të historisë së një pjese të popullatës shqiptare, asaj që u ndëshkua më shumë dhe më pa të drejtë nga historia. Në ditën e daljes në dritë të këtij libri dhe promovimit të tij ai dërgoi një mesazh të shkruar, që është i fundit mesazh publik i historianit të madh.

“Historia e Çamërisë, është promovimi i një rezistence shekullore etnike, është historia që kanë zhvilluar për shekuj me radhë banorët e viseve tona të cepit jugor, shqiptarët e Çamërisë, për të përballuar kristo frasheripërkatësinë e tyre etnike, shqiptare. Është një histori famëkeqe, e cila përfundoi me një golgota biblike të udhëzuar nga zyrtarët nacionalistë grekë, të fqinjëve tanë, por 60 vjet më parë. Historia e kësaj popullsie shqiptare të martirizuar është kaq e dhimbshme, sa në historinë tonë kombëtare lë gjurmë kaq të thella, saqë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike e kanë pasur ashtu siç e kanë të vështirë kujtesën e tyre nga ndërgjegjja historike. Kjo monografi i kushtohet pikërisht kësaj kujtese historike”, thuhej në mesazhin e Frashërit në promovimin e librit, që u lexua nga i biri, Gjergji.

 

Kush është Kristo Frasheri, jeta dhe vepra

 

Kristo Frashëri është djali i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole­Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli. Prof.Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70­vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX­XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit.

Ka marrë dy herë “Çmimin e Republikës” të kl. I (1961, 1984). Është dekoruar me Urdhrat “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.

 

Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh)

“Principata e Arbërisë : 1190­1215” (2014)

“Jeta e një historiani” (2014)

“Ahmet Zogu : vështrim historik” (2014)

“Etnogjeneza e shqiptarëve – Vështrim historik” (2013)

“Historia e Dibrës” (2012)

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878­1881” (2012)

“Ismail Qemali – Album” (2012)

“E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit” (2010)

“Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike)” (2009)

“Skënderbeu i shpërfytyruar “ (2009)

“Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)” (2009)

“Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore)” (2008)

2/1/2016 Ndahet nga jeta në moshën 96­vjeçare Akademiku Kristo Frashëri. Personalitete të shumta mesazhe ngushëllimi

http://ëëë.balkanëeb.com/site/ndahet­nga­jeta­ne­moshen­96­vjecare­akademiku­kristo­frasheri%e2%80%8f­personalitete­te­shumta­mesazhe­ngushellimi/ 4/4

“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë : (28 Nëntor 1912)” (2008)

“Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH­së (1878 – 1941)” (2006)

“Identiteti kombëtar shqiptar” (2006)

“Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006)

“Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (2005)

“Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve “ (2005)

“Historia e Tiranës” (2004)

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (2002)

“Historia e popullit shqiptar” vëll. II, (2002), (bashkautor).

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878–1881” (1997)

“Histori e Shqipërisë” vëll. II. (bashkautor dhe bashkëredaktor), (1984)

“Abdyl Frashëri” (1984)

Bashkëautor i “Histoire de l’Albanie” (Lion, 1974)

Autor i teksteve të historisë së Shqipërisë për shkollat e mesme gjatë v. ‘70–‘80

“Histori e Shqipërisë”, vështrim i përgjithshëm e i përmbledhur që nga parahistoria deri në v. 1960 (botuar në disa gjuhë të huaja (1964)

“Vështrim mbi Gjergj Kastriotin – Skënderbeun (1958)

“Vështrim mbi jetën dhe veprën e Sami Frashërit (1954)

“Histori e Shqipërisë” në dy vëllime (botim i USHT, 1959, 1965), autor i kapitujve që trajtojnë historinë mesjetare të Shqipërisë dhe periudhën e Rilindjes Kombëtare

 

Të Lidhura

“Nuk dihet si i ka fituar”, Ngjela: Komisari që vrau Jonadën pasanik, ka para dhe prona

“Nuk dihet si i ka fituar”, Ngjela: Komisari që vrau Jonadën pasanik, ka para dhe prona

nga 27
23:38 | 10/08/2022
0

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale, është shprehur i habitur për pasurinë e pajustifikueshme të komisarit Arjan...

“Martesat për letra”, BBC publikon shifrat: Të përfshira dhe bandat, ja ku renditen shqiptarët

“Martesat për letra”, BBC publikon shifrat: Të përfshira dhe bandat, ja ku renditen shqiptarët

nga 27
23:25 | 10/08/2022
0

Qindra njerëz që përdorin martesa false për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë ndjekur penalisht dhe madje vazhdojnë...

Shqipëria “nën pushtetin” e flakëve, si po neutralizohen vatrat aktive nga Greqia

Shqipëria “nën pushtetin” e flakëve, si po neutralizohen vatrat aktive nga Greqia

nga 27
23:05 | 10/08/2022
0

Në Shqipëri, vatra të shumta zjarri vijojnë të shfaqen përditë në zona të ndryshme të vendit. Në 24 orët e...

Vrau gruan e veten, motrat e Florindit kërkojnë ndihmë: 50 mijë euro për…

Vrau gruan e veten, motrat e Florindit kërkojnë ndihmë: 50 mijë euro për…

nga 27
23:01 | 10/08/2022
0

Dy motrat e Florind Belliut, aktorit që vrau gruan e tij shtatzënë Ornela Shehi dhe veten kërkojnë ndihmë për të...

Para
Rusia dhe Turqia përplasen për një tjetër avion luftarak

Rusia dhe Turqia përplasen për një tjetër avion luftarak

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nuk dihet si i ka fituar”, Ngjela: Komisari që vrau Jonadën pasanik, ka para dhe prona

“Nuk dihet si i ka fituar”, Ngjela: Komisari që vrau Jonadën pasanik, ka para dhe prona

23:38 | 10/08/2022
“Martesat për letra”, BBC publikon shifrat: Të përfshira dhe bandat, ja ku renditen shqiptarët

“Martesat për letra”, BBC publikon shifrat: Të përfshira dhe bandat, ja ku renditen shqiptarët

23:25 | 10/08/2022
Reali rrëmben Superkupën e Europës, fundos Eintracht Frankfurt duke i bllokuar sulmin

Reali rrëmben Superkupën e Europës, fundos Eintracht Frankfurt duke i bllokuar sulmin

23:20 | 10/08/2022
Shqipëria “nën pushtetin” e flakëve, si po neutralizohen vatrat aktive nga Greqia

Shqipëria “nën pushtetin” e flakëve, si po neutralizohen vatrat aktive nga Greqia

23:05 | 10/08/2022
Vrau gruan e veten, motrat e Florindit kërkojnë ndihmë: 50 mijë euro për…

Vrau gruan e veten, motrat e Florindit kërkojnë ndihmë: 50 mijë euro për…

23:01 | 10/08/2022

Më Të Lexuarat

  • “Nuk dihet si i ka fituar”, Ngjela: Komisari që vrau Jonadën pasanik, ka para dhe prona
  • “Martesat për letra”, BBC publikon shifrat: Të përfshira dhe bandat, ja ku renditen shqiptarët
  • Reali rrëmben Superkupën e Europës, fundos Eintracht Frankfurt duke i bllokuar sulmin
  • Shqipëria “nën pushtetin” e flakëve, si po neutralizohen vatrat aktive nga Greqia
  • Vrau gruan e veten, motrat e Florindit kërkojnë ndihmë: 50 mijë euro për…
  • Shpërthen zjarri në Fushë-Krujë, rrezikohet një fasoneri

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nuk dihet si i ka fituar”, Ngjela: Komisari që vrau Jonadën pasanik, ka para dhe prona
  • “Martesat për letra”, BBC publikon shifrat: Të përfshira dhe bandat, ja ku renditen shqiptarët

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com