Mesazh nga Helmetat e Bardha të Sirisë: 100 mijë shpirtëra në Halep rrezikojnë shfarosjen, na ndihmoni (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazh nga Helmetat e Bardha të Sirisë: 100 mijë shpirtëra në Halep rrezikojnë shfarosjen, na ndihmoni (foto)

11:16 | 15/12/2016
në Bota
0

Nuk po kemi mundësi  as të numërojmë të vdekurit më

“Rreth 100 mijë civilë janë bllokuar në Halepin lindor të rrethuar në një hapësirë ​​që po zvogëlohet gjithnjë e më shumë”.

Këtë mesazh mesazh për ndihmë ka përciellë një përfaqsues i Helmetave të Bardha, kësaj force humanitare heroike në Halep.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Raed Saleh ia dërgoi këtë  mesazh  prestigjozes “The Guardian” me shpresë se do mund të ndikojë sado pak për shpëtimin e atyre mijra shpirtërave që rrezikojnë të shfarosen….

 Mesazhi i plotë:

“Për katër vitet e fundit, ne mbrojtja civile e Sirisë, ndryshe Helmetat e Bardha, kemi shpëtuar me mijëra jetë në Halep. Por kohët e fundit nuk po kemi mundësi  as të numërojmë të vdekurit më. Ne kemi kërkuar një kalim të sigurt për të gjithë civilët, dhe të martën kemi dëgjuar se është arritur një marrëveshje. Gjatë gjithë natës me shi, njerëzit kanë pritur në rrugë për t’u evakuuar, ndërsa sot ata janë përsëri duke u granatuar.

Rreth 100 mijë civilë janë bllokuar në Halepin lindor të rrethuar në një hapësirë ​​që po zvogëlohet gjithnjë e më shumë – më pak se disa kilometra katror. Të martën, ata kaluan nëpër ferr të vërtetë – u qëlluan në vend, ndërsa qindra fëmijë u bllokuan në mes të zjarrit. Qindra njerëz kanë mbetur të vendosur në hapësira të vogla, që do të thotë se çdo bombardim i ri i drejtpërdrejtë do të godasë dhjetra në mos qindra njerëz. Trupat janë të shtrirë nëpër tokë, aty ku janë vrarë ose janë bllokuar nën rrënoja. Civilët janë strehuar nën tokë me ditë. Pa një kalim të sigurt, vdekja apo ndalesa duken të jenë e vetmja mënyrë për të dalë nga ky makth.

Brenda kësaj enklave të vogël ndodhen ata që zgjodhën të qëndrojnë për të mbrojtur civilët: anëtarët e Helmetave të Bardha, mjekët dhe infermierët që kanë rindërtuar spitalet për të satën herë, mësuesit të cilët u zhvendosën nëpër klasa në bodrume për të mbajtur gjallë të ardhmen e Sirisë, dhe gazetarët që punuan për të zbardhur të vërtetën në lidhje me atë që po ndodh. Të gjithë këta njerëz kanë qenë në shënjestër në mënyrë sistematike nga regjimi sirian dhe aleatët e saj për vite me rradhë. Kjo i bie se, në qoftë se këta njerëz lihen të pambrojtur, ata do të jenë të parët që të ndalohen ose të vriten.

Prandaj, ne përsërisim kërkesën tonë: stafi humanitar i Halepit po bëjnë thirrje për kalimin e sigurt për të gjithë civilët dhe ata që u shërbejnë atyre. Dje kemi mësuar në lidhje me një marrëveshje për të evakuuar të 100 mijë civilët nëpër katër kilometra për në Halepin perëndimor, e siguruar kjo anë të disa dhjetëra autobusëve dhe kamionëve. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Ne kemi nevojë që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion mbi ata që kanë bllokuar marrëveshjen. A mund të thotë secili shtet se ka bërë çdo gjë në fuqinë e saj për të ndaluar këto masakra?

Fshatrat përreth Halepit ku ata do të dërgohen ende nuk janë të sigurta; bombat ruse dhe të regjimit bijnë çdo ditë. Por të paktën atje nuk ka asnjë rrethim dhe prindërit  nuk do shikojnë fëmijët e tyre duke u vrarë para syve të tyre.

Unë kam vizituar me dhjetra parlamente dhe u kam folur në lidhje me çdo lloj vdekjeje me të cilën përballen sirianët. Por shpesh njerëzit duan të dinë në lidhje me atëse  cila është ajo ndjenjë kur shpëton një jetë njeriu. Apeloj që  ta provojnë këtë përvojë sot, duke bërë çdo gjë të mundshme në fuqinë e tyre për të evakuuar këto 100 mijë shpirtëra.”

Helmetat e Bardha në Halep kanë dhënë gjithçka. Tani ne kemi nevojë për bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë të njëjtën gjë. Ju lutemi të ndani këtë mesazh”.

/tesheshi.com/

 

Etiketa: 100 personahalepoHelmetat e bardhaluftëmesazhindihmaSiriaThe Guardianvdekje

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Lirimi i Berishës/ PD kërkon shkarkimin e Vangjush Dakos, Basha: Rama është bërë vegël e grupeve kriminale

Lirimi i Berishës/ PD kërkon shkarkimin e Vangjush Dakos, Basha: Rama është bërë vegël e grupeve kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com