Moderatorja e njohur, Ori Nebiaj tashmë do të duhet të zgjedhë mes televizionit dhe politikës. Pas lajmit se Grida Duma la mandatin si deputete pas një reflektimi në situatën ku ndodhet vendi, në listën e KQZ më e votuara është pikërisht Nebiaj.
Por e kontaktuar nga mediat, Nebiaj pohoi se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje.
Lexo edhe: Grida Duma dorëzon mandatin e deputetes: Vendimi i duhur!
Ngelet për tu pritur, pasi nuk dihet nëse Nebiaj do të pranojë postin e deputetes, apo do të vijojë karrierën e moderimit në televizion.
Ditët e fundit zhvillimet në kampin blu kanë qenë tepër dinamike. Një ditë më parë la mandatin e deputetit Alfred Rushaj, ndërsa sot pritet edhe zyrtarizimi i largimit të Grida Dumës.