Mes dy botësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mes dy botësh

12:01 | 27/04/2016
në Art Kulture
0
Nje lypes, i cili eshte duke fjetur prane nje tabele reklamash, ne nje nga rruget e kryeqytetit.

Nje lypes, i cili eshte duke fjetur prane nje tabele reklamash, ne nje nga rruget e kryeqytetit.

Nga Gerta Kapllani

Tirana, ëndërra shqiptare e çdo shqiptari të thjeshtë në çdo cep të Shqipërisë. Epiqendra e madhështisë, bukurisë, idealeve, intelektualizmit, kulturës, injorancës, famës, arkitekturës, modernes, historisë. Toka e bekuar për ata që rikthehen në atdhe dhe ia rinisin gjithçkaje nga e para, e vazhdimësia e jetës për të gjithë studentët që kërkojnë e fillojnë një punë nën slloganin: “Vetëm në Tiranë!”.

1

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Kripëmjaltëza Tiranë, kaq tekanjoze, lunatike aq sa e egër, e pamëshirshme. Kaq sa “ëndërra mund të bëhet realitet” aq sa “mjaft më, heq dorë, do të kthehem në shtëpi”. Një kameleon, një ylber ngjyrash në brendësinë e saj aq sa dhe bardhë e zi. Njerëz të ndryshëm, me të njëjtat ëndërra e iluzione, një harmoni të kundërtash që gjithkush do ta kishte zili. Gati-gati një portret familjar, ku anëtarët janë sa të ngjashëm, aq edhe të ndryshëm. I përshkon një mozaik problematikash, një sërë diferencash ekonomike, politike, kulturore. Lumenj të ndryshëm, por që të bashkuar krijojnë oqean. Në fund të fundit në vena të gjithëve u rrjedh gjak shqiptari. Metropoli i të gjithëve, por që nuk sillet njësoj me të gjithë. Ndoshta jo për faj të vet sikundër gjithë metropolet në botë. Mahnitesh nga arkitektura përrallore, urbanistika pothuajse perfekte, vitrinat e dyqaneve, stili i jetesës unik. Një sharm tundues që të pushton e të përfshin në jetën kryeqytetase. Një pamje dehëse që do bënte cilindo të donte të jetonte këtu përgjithmonë vetëm nëse…nëse… Nëse ora kalon dymbëdhjetë e pas mesnate Tirana shndërrohet nga një princeshë në një qënie të zakonshme?? JO!! E vërteta është krejt ndryshe, shumë më e hidhur se kaq. Tirana është aq kryelartë dhe e pasur sa një princeshë, aq sa e varfër dhe e përulur në çdo orë të ditës apo natës. Një realitet tronditës, pamje rrënqethëse fotografohen në tru, teksa sheh ata që jeta duket se i ka harruar, endacakët e rrugëve. Ata që vijnë këtu për një jetë më të mirë dhe jetojnë çdo ditë duke e ëndërruar një të tillë. Ushqehen me shpresa, ujë dhe rreze drite. I sheh, teksa rrezikojnë jetën duke lypur në rrugët e kryeqytetit mes makinave, në diell apo shi, ditë apo natë. E megjithatë buzëqeshja nuk është zhdukur kurrë nga fytyrat e tyre ndryshe nga zonjat që qëndrojnë brenda makinave luksoze saqë tualeti i shumtë nuk u lejon të shfaqin kurrëfarë ndjenje në fytyrë. Për to koha është para dhe nuk mund të ndalin kurrsesi edhe kur nga ana tjetër e xhamit është një kryefamiljar që jeta e ka dënuar ashpër apo një vogëlush që kërkon lëmoshë, i cili nuk ka një destinacion të mirëfilltë dhe mund të rrijë të presë aty pafund, derisa dikush do ta vërë re, nëse do ta vërë re.

Në fund të fundit ajo është gjëja që di të bëjë më mirë, të presë! Ndryshe nga zonja aq shumë e përkëdhelur nga jeta, duke pritur në trafikun e rëndomtë mund edhe të asfiksohet.

Ky realitet meskin më shoqëron në rrugët e kryeqytetit. Fati i pafatë i ka shpërndarë kudo këto fytyra pa identitet: në trafikun rutinë, të shtrirë në qilimin e gjelbërt pranë lumit duke u ngrohur në diell përballë një restoranti ku nuk reshtin së kaluari fytyra me emër nga ata që gjithçka e bëjnë në emër të emrit, që nuk ndalen kurrë, që bëjnë sikur nuk shohin dhe dilema e rradhës me siguri është cilën pjatë të famshme të zgjedhin, të porosisin verë të bardhë apo të kuqe, në cilin vend të botës t’i kalojnë vallë pushimet e rradhës? Megjithëse manifesti i varfërisë shfaqet dukshëm dhe tek ata që luftojnë dita-ditës për mbijetesë. Edhe këta, njerëz rruge. Pjesë e sektorit informal të ekonomisë që kanë pushtuar rrugët e zaptuar qoshet siç thuhet rëndom ilegalisht. Histori jete mes qindrash të tjera të shpërndara aty në rrugë duke luftuar varfërinë. Vijnë për një jetë më të mirë e shndërrohen në konstante të një ekuacioni që sa vjen e ndërlikohet.

Të shesësh për të mbijetuar ose për bukën e gojës siç shprehen ata vetë, mes frikës, pasigurisë e hera-herës tekave të natyrës. Të shesësh gjithçka dhe asgjë, në diell apo shi. I sheh të vendosur në rrugët e bukura të kryeqytetit indiferent dhe gati-gati duket sikur ia prishin bukurinë e madhështinë. Ai djaloshi që shet domate në cepin e rrugës që ndoshta duhej të ishte rrugës për në shkollë si unë sot. Më tutje një i moshuar që shet sende, vogëlsira që thua vallë se dikush do t’i blejë, ai burri që nuk lëviz pa shitur edhe misrin e fundit në orët e vona në dimrin e ftohtë, fëmijët që përpiqen të shesin lule, ai i moshuari i ulur këmbëkryq që lutet për monedha sa herë që dikush kalon, e megjithatë e nesërmja i gjen po aty, secili po njësoj në rrugë të ndryshme, nën të njejtin qiell, nën të njëjtin refren lutjesh.

Sfida më e madhe? Të mbijetosh për ditën tjetër fare larg shpresave për një ditë më të mire, por thjesht për një të nesërme nën të njejtën thirrje: “Urdhëroni!”

Me siguri nëse ende je duke kërkuar çelësin e suksesit në jetë apo duke lexuar librat “Si të arrish suksesin” je fare larg. E vërteta është se kemi shumë për të mësuar prej këtyre njerëzve, njerëzve të rrugës që ia dalin të fitojnë mbi të gjitha betejën e jetës duke luftuar sy më sy me të, me punë, dinjitet, ndershmërisht në mënyrën e tyre të vogël për më të çmuarën pasuri: Jetën!

Etiketa: arkitekturësëndërraepiqendrafamësGerta KapllanihistorisëinjorancësintelektualizmitkulturësmodernesTirana

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
KLSH, tenderat po rrënojnë buxhetin e shtetit

KLSH, tenderat po rrënojnë buxhetin e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com