Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Merr flakë një banesë në Fushë Krujë, çifti i moshuar shpëtohet nga banorët e pallatit (film)

Nga Ejona 0

Një apartament në katin e dytë është përfshirë nga flakët në Fushë-Krujë, në lagjen Punëtori.

Zjarri kishte rënë në shtëpinë e dy të moshuarve, Vojsava dhe Bilbil Hoxha, që ishin në gjumë kur flakët po ngriheshin, por mësohet që nuk kanë pasur dëmtime.

Banorët janë alarmuar dhe kanë ndërhyrë duke shembur derën e banesës dhe duke nxjerrë jashtë çiftin për t’i shpëtuar nga asfiksia.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej