Kati i tretë i një pallati në lagjen “29 nëntori” në Fier është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas banorëve, kati i tretë i këtij pallati aktualisht është i pabanuar.
Më parë ka shërbyer si ambient i drejtorisë së shërbimit parësor. Zjarri i përmasave të konsiderueshme ka trembur banorët e lagjes të cilët kanë dalë nga banesat e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët. Nuk dihen ende dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Burime bëjnë me dije se hapësirat ku ka rënë zjarri janë të mbushura me letra. Dyshohet se janë dokumentacion i aktivitetit të mëparshëm të institucionit të shpërngulur në këto ambiente.