Dega rajonale e Kadastrës në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk ka informacion zyrtar se çfarë i shkaktoi flakët në drejtorinë, ku mbahen dokumentet e pronësisë për gjithë qarkun.