Një banesë është përfshirë nga flakët rreth 01:40 orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e dytë të një pallati në lagjen “Kume”, Vlorë. Nga zjarri i rënë u dogj një frigorifer, mobilje si dhe një pjesë e dhomës së gatimit.
E gjithë banesa është dëmtuar nga temperatura e lartë si dhe nga tymi. Shkaku zjarrit mendohet të ketë qenë një defekt i frigoriferit i cili nuk ishte stakuar duke shkaktuar zjarrin.