Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Merkatoja e PSG, UEFA nis hetimet

Nga Klodiana 0

UEFA ka nisur tashmë hetimet në lidhje me merkaton e Paris St. Germain, që solli në kryeqytetin francez Mbappe nga Principata e Monakos në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Sipas UEFA, Paris St. Germain dyshimet të ketë shkelur rregullin e “Fair Play”-t financiar.

“Hetimi do të përqëndrohet mbi pajtueshmërinë e barazimit të bilancit, – komunikon organizmi qeverisës i futbollit europian, – veçanërisht pas transferimeve të fundit në këtë merkato verore”.

Një epilog i paevitueshëm ky për ekipin nga “Parc des Princes”, e madje i nevojshëm pas merkatos së frikshme të bërë nga Parisi, që bleu Neymarin nga Barcelona për shumën prej 222 milionë eurosh, ndërsa në ditën e fundit kompletoi edhe huazimin e Mbappe nga Monako, për të paguar vitin e ardhshëm plot 180 milionë euro.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej