Me transferimin e tij te Milani, Leonardo Bonuçi është bërë futbollisti më i shtrenjtë që transferohet pasi ka kaluar moshën 30-vjeçare.
Historia e merkatos njeh të tjera raste analoge, por askush më parë nuk kishte arritur këto vlera transferimi. I vetmi që i afrohet disi mbrojtësit më të ri kuqezi, është Gabriel Batistuta, i cili linte Fiorentinën e tij për t’iu bashkuar Romës për thuajse 33 milionë euro.
Saga e “të moshuarve” më të shtrenjtë gjithsesi niste me Anxhelo Perucin, i cili në fillim të viteve 2000 linte Interin për Lacion me një transferim të bujshëm për kohën, plot 17.9 milionë euro për portierin.
KLASIFIKIMI
Lojtari Transferimi Vlera
Anxhelo Peruci Inter-Lacio 17.9
Klaudio Bravo Barcelona – Man.Siti 18
Zheremi Matjë Valencia-Barcelona 20
Klod Makele Real Madrid-Çelsi 20
Zlatan Ibrahimoviç Milan-PSG 21
Diego Milito Xhenoa-Inter 25
Samuel Eto Inter-Anazhi 27
Antoni Modest Këln-Tianzhin 29
Gabriel Batistuta Fiorentina-Roma 32.5
Leonardo Bonuçi Juventus-Milan 42
/panoramasport/