Mediat: Paralajmërim për sulme terroriste në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat: Paralajmërim për sulme terroriste në Kosovë

09:37 | 14/04/2017
në Shqiperi
0

Policia e Kosovës ka marrë një paralajmërime së do të ketë sulme terroriste në Kosovë. Kështu i kanë thënë portalit INFOKUSI burime të saj brenda Policisë së Kosovës.

Këto burime të besueshme brenda Policisë kanë thënë se këto paralajmërime janë shumë serioze dhe janë duke u trajtuar me shumë seriozitet nga organet e rendit. Policia është njoftuar për një përgaditje të një akti terrorist në ditët e pashkëve që janë në fund të kësaj jave.

“Policia ka marrë informata dhe është paralajmëruar për një akt të mundshem terrorist për festat e pashkeve. Këto informata jemi duke i trajtuar me seriozitet. Janë bërë veprime konkrete dhe është hartuar një plan i detajuar operacional për parandalim apo reagim në rast të ndonjë sulmi eventual. Mobilizimi është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Masa konkrete janë duke u zbatuar nga dita e sotme. Policia është e angazhuar me orar 12 orësh dhe me kapacitete të plota si dhe janë anuluar të gjitha pushimet e personelit policor”, ka thënë për portalin INFOKUSI një zyrtar i lartë i policisë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Po ashtu, i njëjti ka treguar se kësaj here situata mund të jetë tepër serioze dukë parë edhe zhvillimet e kohëve të fundit lidhur me situatën politike në vend, siç është debati i madh për Demarkacionin dhe Asosacioni e po ashtu edhe për Ushtrinë e Kosovës.

“Kur gjithë kësaj i shtohen edhe zhvillimit rreth funksionalizimit të Gjykatës Speciale ku parashihen arrestime të figurave të larta publike dhe me ndikim në jetën publike, duket se situata politike dhe e sigurisë ndodhet tepër sfiduese, ndoshta me sfiduese qe nga shpallja e pavarësisë”, ka shtuar ky zyrtar i policisë.

Ai ka përmendur edhe rastin e para disa muajve ku Agjencia Intelegjencës së Kosovës, (AKI) në bashkëpunim me Policisinë e Kosovës e Shqipërisë e me përkrahjen e shërbimet sekrete të shteteve tjera, parandaluan një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri në ditën kur ishte ndeshja e futbollit Shqipëri – Israel.

Në anën tjetër Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një njoftimi ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, është sugjerimi që ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

“Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”, thuhet më tej aty.

Sot është mbledhur edhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës, por në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje për çfarë është biseduar aty.

Etiketa: kosovepolicia e kosovessulme terroriste

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pashkët/ Policia merr masa shtesë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

Pashkët/ Policia merr masa shtesë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastronazhistet bejne reagimin e papritur per Belinda Ballukun –

Pastronazhistet bejne reagimin e papritur per Belinda Ballukun –

16:57 | 07/02/2026
“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO) –

“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO) –

16:51 | 07/02/2026
VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”… –

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”… –

16:47 | 07/02/2026
Iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të ‘Bordit të Paqes –

Berisha amniston ish anëtarët e Byrosë Politike, përballë ministrave hajdutë të Ramës –

16:43 | 07/02/2026
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi –

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi –

16:41 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastronazhistet bejne reagimin e papritur per Belinda Ballukun –
  • “Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO) –
  • VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”… –
  • Berisha amniston ish anëtarët e Byrosë Politike, përballë ministrave hajdutë të Ramës –
  • Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi –
  • E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastronazhistet bejne reagimin e papritur per Belinda Ballukun –
  • “Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com