Nga Rexhep Rada
Fuqia e medias fatkeqesisht i ka kaluar kufijtë. Askush nuk e mendonte që do arrinte këtë pushtet. Media e kthen gënjeshtren në të vërtetë brenda një çasti.
Televizionet e paraqesin hajdutin si punëtor, duke i mbushur mendjen njerezve, brenda një nate. Tashmë mediat punësojnë manipulatorë ekspertë që dinë të shesin “të vërtetat e reja” që nuk janë tjetër veç gënjeshtra të ndyra.
Kush ka mediat pas vetes ka bindjen e mendjeve të njerëzve. Kush ka pushtetin pëlqehet nga populli. Populli nuk është rebel, është sahanlëpirës.
Populli nuk mendon shumë, është i cekët dhe i pëlqen të manipulohet. Rinia nuk mendon më thellë, dhe e di veten të gjithëdijshme me cekëtinë që i karakterizon.
Tek ne nuk analizohet lajmi, por merret si e mirëqenë ajo që na jepet, ose ajo që ne duam të mendojmë. Kush ka medien, shqiptarët ka.