Media publike gjermane, ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media publike gjermane, ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?! (film)

15:14 | 02/03/2019
në Kryesore
0

Jo vetëm televizionet italiane, por së fundmi edhe ato gjermane kanë shfaqur interes për situatën politike të krijuar në Shqipëri. Gazetarë të ZDF-së gjermane kanë mbërritur në Tiranë ku janë informuar nga afër për gjithçka ka ndodhur në vend. Kronika e tyre nis me situatën në Unazën e Re, ku mijëra shqiptarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i lënë vendim zgjerimit të autostradës.

“Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë”,- thuhet në kronikën e televizionit gjerman.
Problemin e sqarojnë edhe vetë banorët, të cilët thonë se nuk e dinë ku do shkojnë.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qira dhe pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç”,- thotë një grua.

“Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje”,- thotë një tjetër banor.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë, thotë ZDF, ndërsa e quan këtë një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri.

Pjesë e kronikës është bërë edhe gazetarja e News 24, Klodiana Lala, e cila ka publikuar në media pjesë përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blerë vota në zgjedhjet e fundit duke përdorur pjesëtarë të bandave mafioze.

“Unë kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet”,- thuhet në njëra nga bisedat e përgjuara.

Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.

E nisur nga këto përgjime, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, e gjuajnë edhe me vezë në Parlament.

Më tej në kronikë thuhet se në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare.

“Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa. Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen:,- theksohet ndër të tjera në kronikë.

ZDF e mbyll shkrimin me një pyetje: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

/balkanweb.com/ /syri.net/

Etiketa: klodiana lalakriminelëtmedia publike gjermaneNews 24Unaza e reZDF

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Rrugët në Tiranë me emra komunistësh e atentatorësh, në google asnjë fjalë për Muhamet Gjolleshën

Rrugët në Tiranë me emra komunistësh e atentatorësh, në google asnjë fjalë për Muhamet Gjolleshën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com