Media gjermane: Rroftë Teatri! Poshtë Diktatura në Tiranë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media gjermane: Rroftë Teatri! Poshtë Diktatura në Tiranë!

05:32 | 01/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

“Rroftë Teatri!” “Poshtë Diktatura!” Në kryeqytetin e Shqipërisë aktivistët përpiqen të shpëtojnë Teatrin Kombëtar nga shembja.

Nga Lindita Komani

Këtu vjen aromë braktisjeje. Koha në Teatrin e Tiranës duket se ka mbetur në vend që nga mbyllja e sezonit 2017/2018. Rekuizitat nga shfaqja e fundit ndodhen ende në skenë, a thua se të zotëve të shtëpisë u është dashur të largohen nga aty me ngut.

Read more

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Por para Teatrit Kombëtar të Shqipërisë protestohet që prej një viti e gjysmë, fillimisht çdo javë, e në vijim çdo ditë. Prej pak më shumë se një jave artistët/et, qytetarët/et e ruajnë ndërtesën gjatë gjithë ditës nga kërcënimi me shembje. Një parullë e madhe me shënimin “Monument kulture, ruhet nga populli” mbulon një pjesë të fasadës.

Herët në mëngjesin e 24 korrikut situata rrezikoi për herë të parë përshkallëzimin – policia ushtroi dhunë mbi qytetarët. Aktori, skenaristi dhe regjizori i mirënjohur shqiptar Edmond Budina u tërhoq zvarrë pa asnjë lloj paralajmërimi nga dhjetëra policë në sheshin para Teatrit Kombëtar, vetëm se ndodhej pranë ndërtesës në fjalë. Ishte një kthesë e papritur që solli si pasojë marrjen e kontrollit të teatrit nga artistët dhe qytetarët vetëm dy orë më vonë. Ata ishin të vendosur për t’i thënë ndal vendimit të qeverisë për të shembur teatrin.

Afera e truallit të ndërtimit

Marrja e teatrit ishte një veprim që përfshiu aktorë e regjizorë – krahas Edmond Budinës në ballë të protestave janë Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Eksperimental është gjithmonë i pranishëm. Shkrimtarë, gazetarë, arkitektë, historianë, njohës të ligjit, pedagogë, e qytetarë të të gjitha profesioneve ishin të përfshirë që në fillim.

Kjo sepse që prej më shumë se një viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, përpiqen ta shembin Teatrin Kombëtar. Afera lidhet me truallin publik përqark ndërtesës. Mbi 8500 metra katrorë truall publik janë ndarë që t’i jepen një firme private. Qeveria argumenton që ajo nuk zotëron mjetet financiare të riparojë teatrin. Për këtë arsye ajo i mundëson një ndërmarrjeje private që të zhvillojë truallin duke ndërtuar gjashtë kulla dhe një qendër tregtare e në këtë kuadër duke marrë përsipër ndërtimin e një teatri.

Projekti duhet të zhvillohet në kuadër të një Partneriteti-Publik-Privat (PPP). Partnere është firma daneze e arkitekturës Bjarke Ingels Group (BIG). Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur praktikën e këtyre lloj partneriteteve në Shqipëri për shkak të mungesës së transparencës.

Një ligj special i dyshimtë

Parlamenti shqiptar miratoi në fund të shtatorit një ligj special për këtë projekt që i hapi rrugën kalimit të truallit publike në favor të një investuesi privat pa tenderim. Ekspertë të shumtë ligji e trajtojnë këtë akt si shkelje të kushtetutës. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, refuzoi ta nënshkruante ligjin. Më 24 korrik ai depozitoi në Gjykatën Kushtetuese dosjen e plotë për temën e Teatrit Kombëtar. Por Gjykata Kushtetuese nuk është më funksionale që prej më shumë se një viti.

Me kërkesë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që u krijua në mars 2018, Komisioni Europian i drejtoi 15 pyetje qeverisë shqiptare lidhur me ligjin special. Mes të tjerash Komisioni pyeti lidhur me qëllimin se pse një firme private iu dha e drejta e zhvillimit të një projekti pa konkurrencë, pse kontrata u hartua në formën e një ligji special dhe gjithashtu se cilat ishin kriteret përzgjedhëse për firmën private.

Kultura e Shqipërisë

Deri në vitin 2017 Teatri Kombëtar ishte i mbrojtur si monument kulture. Ndërtesa e vitit 1939 me projekt në stilin futurist të arkitektit italian Giulio Bertè është djepi i institucioneve kulturore të Shqipërisë. Këtu u çel kinemaja e parë, i pari Institut për Studime Shqiptare, klubi i parë i shkrimtarëve, e po këtu u zhvilluan e shfaqjet e para profesioniste teatrore.

Me një vendim të vitit 2017 qeveria e statusin e monumentit të kulturës për Teatrin Kombëtar. Që atëherë artistë e arkitektë të njohur protestuan kundër këtij vendimi. Së fundmi kjo vlerë si monument kulture u dëshmua edhe një herë përmes deklaratave mbështetëse të OJQ-ve ndërkombëtare për mbrojtjen e monumenteve, Europa Nostra dhe Komiteti Ndërkombëtar për Dokumentimin dhe Ruajtjen e Ndërtesave, Vendeve dhe Zonave të Lëvizjes Moderne (Do.Co.Mo.Mo).

Një sukses i mëtejshëm i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishte që të shtunën e fundit u luajt sërish teatër në skenën e Teatrit Kombëtar të mbrojtur nga artistë e qytetarë. Mehdi Malkaj, njëri prej aktorëve në mbështetje të protestave që prej vitit 2018 e bëri publikun të qajë e të qeshë. Në fillim të shfaqjes gjëmuan thirrjet: “Rroftë Teatri!”, “Poshtë diktatura!”, “Rroftë liria!”.

Etiketa: Lindita KomaniMediat gjermaneTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

nga 27
11:44 | 03/04/2026
0

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

nga 27
11:29 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

nga 27
11:20 | 03/04/2026
0

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

nga 27
11:06 | 03/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Para
Raportimet e para pas tërmetit/ Banorët e Korçës: Janë dëmtuar 12 shtëpi në Qafëzezë

Raportimet e para pas tërmetit/ Banorët e Korçës: Janë dëmtuar 12 shtëpi në Qafëzezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com