Me rrena nuk shkohet në Parriz – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me rrena nuk shkohet në Parriz

16:34 | 22/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

A do Skënderbe, zotni?

Nga Albert Bikaj*

Para ca ditësh, Shqipëria u refuzua nga BE-jdhe natyrisht reagimet janë të ndryshme e kuptueshme. Qytetarët e thjeshtë janë të pakënaqur, me të drejtë nervozë dhe kjo kuptohet, po qeveritarët dhe vasalët ç’kanë?

Read more

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Po të hapësh facebook-un, portalet apo televizionin gjithandej do shohësh reagime, gjoja me frymë nacionaliste.

Për mendimin tim, nga të gjitha komeditë përreth, nuk ka gjë më komike se nacionalizmi i sforcuar i «rilindasve» mbasi morën lajmin e refuzimit nga BE-ja. Persona të caktuar të kujtojnë personazhe romanesh absurde. Përballë dështimeve, disa nga ata duan t’ia kujtojnë BE-së të kaluarën e lavdishme para 400-500 vitesh, gjoja për të dëshmuar lidhjet e vjetra me kulturën europiane. E ku ka më absurde se kjo? Gjendja e rilindasve tanë është migjeniane, qeveria shqiptare përballë dështimeve te veta BE-se i drejtohet me: “A do Skenderbe, zotni? A do stradiotë, zotni?”.

Fatmirësisht, krerët e shteteve të BE-se nuk janë budallenjë. Këta rilindasit patriotë të Skendebeut, nuk e kanë fare problem të flirtojnë me Erdoganin apo të tregojnë haptazi nostalgji për pushtuesit turko-osmanë, të cilët me qenë se bie fjala çdo herë që takohen i quajnë vëllezër.

Shenjë tjetër e nacionalizmit rilindas është dëshira e madhe për të rilindur miqësinë me milladinët e rinj, të cilet jo vetëm që mohojnë krimet e kryera në Kosovë, por pa pikën e turpit këmbëngulin deri në fund ta ripushtojnë (Të mos keqkuptohemi, nuk jam apologjet i folklorizmit, marrëdhënia e mirë me Turqinë dhe me fqinjët është më se e nevojshme, por gjithmonë ne reciprocitet, cilado palë qoftë kjo).

Por, tashmë është e dukshme sa shumë e dashkan atdheun, aq sa të rinjve dhe të moshuarve po ua permende emrin Shqipëri, nuk u bien ndërmend votra as malet, por u kujton “kulmin e dëshpërimit”.

Dhe me thënë të drejtën, nuk kanë faj. Ekonomia, drejtësia dhe arsimi nëse nuk mund te thuhet se janë pertokë, janë gati-gati të shembën. Qeveria është e uzurpuar nga njerëz të korruptuar, ndër ta, si erëz speciale, kanë edhe nga ata të kohës së diktatures. Enveristët dhe pasardhësit e tyre (biologjik apo ideologjik) zotërojnë kudo, kjo është ana tjetër e historisë, për të cilën nuk besoj se ua ka ënda të flasin e aq më pak të dëgjojnë. Nuk kanë se si, vetë kryeqeveritarët janë ndër ta. Jo më larg se 3-4 muaj më parë kërcënuan se do mbyllnin Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Që të mos flasim për lirinë dhe korrpuptimin ose kontrollimin e mediave. Përveç afrimit të historisë, është e kotë që BE-se t’i ofroni martesa të paqena apo liri për vrasjen e foshnjeve në bark të nënave – këtë të fundit s’keni pse ta bëni. E dini pse? Për aq kohë sa të jeni në pushtet, keni për t’ua vrarë idealet dhe ëndërrat menjëherë mbasi të lindën.

Të dashur shokë patriotë, është e kotë të përmendni Konstandinët e antikës dhe Skenderbenjtë e mesjetës; sot, çdo bashkëkombas i suksesshëm, suksesin e ka arritur nëpër shtete të perëndimit, sepse qeveria në atdhe nuk u ka ofruar asgjë tjetër përveç valixheve. Ju mund të vazhdoni po deshët me retorikë të shterpë, por siç thonë në Malësi të Madhe: «Me rrëna nuk shkohet në Parriz».

* autori është politolog i diplomuar

Etiketa: A do SkënderbeAlbert BikajbiologjikideologjikInstituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e KomunizmitMe rrena nuk shkohet në ParrizpatrioteRilindasitzotni

Të Lidhura

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

nga 27
14:47 | 16/03/2026
0

Në fjalën para Grupit Parlameëntar, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi zhvillimin e seancës së fundit parlamentare si goditjen...

Para
E rëndë në Kavajë/ Bie nga lartësia, humb jetën punëtori

E rëndë në Kavajë/ Bie nga lartësia, humb jetën punëtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com