Më raftë pika – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më raftë pika

16:53 | 17/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Sapo mësoi që isha shqiptar, Xheni më thirri e më tha se dinte shqip. Nuk kish më shumë se dy orë që u njohëm. Do punonim bashkë. Mosha ime, flokë verdhë, sy bojëqelli, një përmbledhje mes vajzës gjermane dhe asaj irlandaze. Çova buzën në gaz duke i thënë se duhej të vinte nga Nju Jorku, aty ka shqiptarë në kuptimin e komunitetit. Dhe mua më ka rastisur shpesh me njujorkezë të më thonë që fqinji im është shqiptar, shoku i shkollës, i fëmijërisë etj. Kjo më ka krijuar një pandehmë të gjetur se ata amarikanë që vinë nga Nju Jorku medoemos duhet të dinë diçka për ne.

Xheni (Jenifer) pohoi me kokë dhe pa gajle më foli se si i dashuri i saj i parë kish qënë shqiptar. Tashmë jam mësuar me këtë që, i dashuri i parë apo i dytë. Qesha sërish pasi në kohën time dhe andej nga vija unë ishin kocepte që kishe frikë t’i çoje nëpër mend, jo t’i aplikoje. Nuk kishte dhe nuk ka femër në këmbë të flasi për të dashurin e parë. Sigurisht ka meshkuj me shumicë, por ata i përdorin në variantin e meritës, rrahjes së gjoksit. Shët, mbylle mëndjen dhe gojën. Një nga ato perversitet e kulturës sonë që, mbajmë mbuluar si puna e maces të pëgërat me hirin e vatrës. Po nejse, nuk është kjo tema e rrëfimit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Xheni më zbrazi një vargan fjalësh të sojit, “o trap”, “pelë”, “truthar”, “dreq”, “buqe”, “kurva”, “koqja”, etj. Një arsenal nga ai koloriti me pështyma i joni për të rrëzuar tjetrin. Ngriva në vend. Kisha rastisur edhe më parë, kur një vajzë e re me prindër…, babai nga Shqipëria dhe mamaja amerikane, që një e më dy më thoshte “o zagar”, “o buqe”. Si përvojë nga grindjet e të mëdhenjëve. Dhe…, edhe pse kishin kaluar plot njëzetë e kusur vite, nga ndarja me sukses të plotë e shqiptarit me amerikanen, “zagari” dhe “buqja” nuk i iknin memories së saj. Sa të kem frymë më tha, nuk kam për t’i harruar. Biles kur dua t’i zbrazem ndonjë shoku a shoqe shkolle, kështu e mbyll…, “ik moj buqe e dreqit!” ose, “pusho ti zagar!”. Ndjeva një lloj përhumbje me përfundimin, se, ku mbaron të të mbajturit mend puna e shqiptarit. E burrit a njeriut të racës sonë. Ku mbarojmë e mbahemi mend si soj. Tek kjo lërishte poronomesh plot mllefe e pështyma.

Kur e pyeta Xhenin, se po ndonjë fjalë tjetër, më të hajrit, si mund ta them, a dinte. Dhe ajo mu përgjigj se, duke më thënë “shpit”. Mbeta, nuk po e gjeja. Më shkoi pandehma tek ajo sharja me rob a prag shpie. Shpit, me një fjalë shtëpitë. Po desh e i dha udhë vetë ajo duke shtuar, shpit i im. Atëhere u kthjellova, e kuptova e kishte fjalën për dhelet: “o shpirt”, “shpirti im” etj. Dhe vuri dorën tek gjoksi duke më folur anglisht “my hart”, “zemra ime”, ë? Pohova me kokë dhe kurioz e pyeta se, edhe kështu, “shpirti im” a “zemra ime”, i dashuri shqiptar i fliste? Jo, mu përgjigj dhe më shpjegoi se ishte gjyshja e tij. Biles nuk e kishte kuptuar dot asnjëhere faktin shprehimor të saj, kur sa herë që grindej me djalin dhe kjo mbyllej e mërzitur, rrinte pa ngrënë, gjyshja i afrohej dhe i thoshte: “eja, se ke gjithë ditën pa ngrënë”. Kjo nuk pranonte, kurse gjyshja duke e parë të mërzitur në kulm, ngulte këmbë, duke i thënë: “Të mërziti që më rëntë pika mua!” Dhe e fërkonte nga koka. Çfarë ishte kjo “më rëntë a më raftë pika” që gjyshja e merrte tek vetja? Ose e donte tek vetja si e si sytë e Xhenit të qeshnin? Kjo i kishte mbetur peng. Çfarë ishte kjo pika që gjyshja donte t’i binte, pikërisht për shkak të zënkave të tyre. Kurrë nuk ia kish mësuar domethënien.

Sigurisht në anglisht nuk ja përktheja dot pa i shpjeguar konceptin që kemi ne mbi pikën e diellit, kokës. Dhe që herë e përdorim si mallkim për tjetrin, por herë edhe për veten në kuptimin e një pendese, dhembshurie me plot keqardhje. Me një fjalë gjyshes i vinte keq për ty, të donte të shihte të qeshur, i shpjegova unë. Ndaj i merrte mbi vete fyerjet e nipit. Mallkonte veten si e si ti dhe nipi të ishit të lumtur. Xheni u gëzua si fëmijë dhe mbushi sytë me lot.

Kurse unë me mendjen time thashë shkoqur: “Dhëntë Zoti e Xheni nga sot e tutje të na mbaj mend për gjyshet e mira se sa fjalorin vulgar të nipërve tanë”.

https://www.facebook.com/ilir.levonja/posts/1716232795087570

Etiketa: gjyshjaIlir Levonjame rafte pikaxheni

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Fëmijë që mbledhin krom, Ardit Gjoklaj vdiq në Sharrë, a po i  bëjmë mirë detyrat?

Fëmijë që mbledhin krom, Ardit Gjoklaj vdiq në Sharrë, a po i bëjmë mirë detyrat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com