Tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër është tkurrur shumë me kalimin e viteve. Ka më pak tregtarë si pasojë e reduktimit të numrit të blerësve.
Këtë vit duket se çmimet nuk janë më arsye për shitjet e pakta. Tregtarët thonë se stendat e fruta-perimeve furnizohen 2 herë në javë pasi shitjet nuk e justifikojnë furnizimin ditor.
Këtë vit prurjet në treg nga fermat e vogla të rrethinave janë minimale. Bujqit sjellin vetëm spinaqin, erëzat dhe vezët.
E vetmja që s’ka ndryshuar e madje vihet re një rritje në shitje është kërkesa për mishin e bagëtive të imëta që do të shkojnë për tryezën e natës së ndërrimit të viteve, shkruan Top Channel.