Roma bën histori në stadiumin “Air Albania” të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Ligës së Konferencës. Më momentin që gjyqtari sinjalizoi fundin e sfidës, një festë elektrizuese shpërtheu në “Air Albania”, ku tifozët italianë së bashku me lojtarët, festuan këtë moment historik.
Një ndër ta është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, i cili ka marrë flamurin shqiptar dhe ka festuar në fushë me të.
Italianët u treguan më cinikë në 90-minutat e Air Albania-s teksa shfrytëzuan një gol të Nikolo Zaniolos në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së Panairëve në vitin 1961.