Ditën e sotme u hapën negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto i ulur në shkallët e njërës prej sallave të Komisionit Europian pas hapjes së negociatave dhe Konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë çeke dhe komisionerin Varhelyi.
“Foto e ditës”, shkruan Rama mbi foton ku duket i ulur, duke parë celularin, ndërsa nuk mund të mos vërehen edhe çorapet e kuqe, pjesë të stilit të veçantë veshjes së kryeministrit.