Me biçikletë rreth botës, Jacky Chen arrin në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me biçikletë rreth botës, Jacky Chen arrin në Tiranë

20:10 | 27/12/2018
në Shqiperi
0

Xhiroja e botës me biçikletën e tij është ëndrra e madhe e Jacky Chen, një inxhinier elektrik nga Tajvani, që prej tre vitesh e gjysmë shëtit globin.

Jacky mbërriti mbrëmjen e Krishtlindjeve në Shqipëri, pasi kishte vizituar më parë Malin e Zi dhe Kroacinë. Atë e takojmë te Parku Rinia, ku kishte kaluar natën në çadër. Ai gëzohet, kur mëson se ndërtesa pas krahëve të tij merr emrin nga vendlindja e tij.

“Ndoshta jam tajvanezi i parë që bën kamping te “Tajvani”, ndaj është shumë për të qeshur”, shprehet me humor ai.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Fjetja është problemi më i madh për Jacky-n. Ai përdor disa aplikacione për të gjetur vendas që i ofrojnë akomodim në qytetet që viziton, por jo gjithmonë dikush është i gatshëm të hapë derën. Por, pavarësisht vështirësive, Jacky gjen forcë te miqtë e tij dhe familja, me të cilën kontakton përmes internetit.

“Shpresoj të mund të frymëzoj të rinjtë që të shtyhen të realizojnë ëndrrat. Unë nuk jam çiklist profesionist, nuk jam atlet, nuk jam i pasur, nuk kam ndonjë familje me emër, por përpiqem që të realizoj ëndrrat e mia. Nëse mund t’ia dal unë, atëherë mendoj se dhe ju mund t’ia dilni”.

Çiklisti nga Tajvani krenohet me artikujt që shkruajnë për të në mediat lokale. Shumë njerëz e quajnë atë të marrë, por shumica e përgëzojnë për nismën e tij. Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë në kryeqytet, atij i pëlqen shumë Tirana, ngjyrat e qytetit dhe mikpritja e njerëzve.

Çdo ditë ai përshkon rreth 100 kilometra, ndërsa tërheq nga pas mbi 100 kilogramë plaçka.

“Këtu mbaj batanijet kur bën ftohtë, këtu kam disa tesha, laptopin dhe pajisje të tjera elektronike, ndërsa këtu në fillim kam çadrën dhe thesin e kampingut”

Atë e pret një rrugë e gjatë, por është i lumtur që ka hyrë në listën e aventurierëve që kanë ndërmarrë një udhëtim të tillë. Jacky Chen e nisi aventurën e tij nga Alaska në vitin 2016 dhe shpreson të mbërrijë në shtëpi në vitin 2021.

https://a2news.com/2018/12/26/me-biciklete-rreth-botes-jacky-chen-arrin-ne-tirane/?fbclid=IwAR0fjRLPppYWLTKx446ne4AjvCJQTcPKPI5f1xkcUIoLx_4nbtizjWH6CV8

Etiketa: biçikletëJacky ChentajvaniTirane

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Arta Marku zgjohu nga gjumi”, vijon protesta e banorëve të Astirit: Nuk do ta ndalni protestën tonë

“Arta Marku zgjohu nga gjumi”, vijon protesta e banorëve të Astirit: Nuk do ta ndalni protestën tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com