Më bëjnë të vjellë këta palaço ndërkombëtarë në Tiranë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më bëjnë të vjellë këta palaço ndërkombëtarë në Tiranë!

15:01 | 13/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Dritan Kaba

SHAME ON YOU!

Më bëjnë të vjellë këta palaço ndërkombëtarë në Tiranë!
Rrihen, i thyhen kockat, lihen jashtë në shi, të moshuar, burra dhe gra, fëmijë të mitur dhe askush nuk reagon, megjithëse shkelen të drejtat e njeriut të shkruara por edhe të mbrojtura me vendime gjykate të Strasburgut.
Shkelet Kushtetuta në të gjitha nenet e saj për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në çdo nen dhe germë të saj, jo vetëm që nuk reagojnë, por bëjnë edhe më keq, e përshëndesin paligjishmërinë ulëritëse.
Bëhet një vjedhje gjigande aty në hundët e tyre. Falsifikohen firmat e zyrtarëve të lartë të vendeve të tyre, e shikojnë e nuhasin, e prekin dhe shumë prej tyre e provojnë dhe e shijojnë, por nuk bëjnë asnjë zë, megjithëse shkelen të gjitha marrëveshjet që Shqipëria ka nënshkruar me shtetet apo organizatat që ata përfaqësojnë.
Ndërkohë shqetësohen, bëjnë deklarata, ulërasin, bërtasin, hidhen përpjetë, hapin fonde dhe bonde, organizojnë konferenca, seminare, lotojnë, përgjërohen, nevrikosen, egërsohen, qurravepsen se u rrah një trans, pa e ditur se për çfarë. Kush ishte arsyeja, autori, çfarë lidhje kishte? Ishte apo jo e inskenuar për të rrëmbyer disa fonbde më shumë? Në Shqipëri je i garantuar që nuk të shkrlen të drejtat apo nuk të rrëmbejet prona po të jesh anëtar me të drejta të plota i komunitetit LGBTI ose grek! Me grekët për ta sqaruar nuk kam asnjë lloj paragjykimi, as per homoseksualët. Shumë prej grekëve që jetojnë në Shqipëri i kam miq të ngushtë, por jam shumë xheloz për ta sepse kanë një shtet që i mbron kudo që jetojnë, ndërsa ne kemi një qeveri qe i përze, i dhunon, i pushton pronat, i shkatërron familjet bashkombasve të saj, ndërsa para miqve të mi grekë fut bishtin nën shalë si buçe e rrahur.
Ndërkohë në Shqipëri krimi i organizuar vret jo vetëm me plumb, por edhe me burg, me drogë mijëra jetë të rinjsh dhe askush nga këta nuk belbëzon. Vazhdojnë në qetësinë e tyre të shijojnë verën kontrabande, peshkun, aragostën, daterin e paligjshëm, bërxollat, fileton, ëmbëlsirën në pjatë apo krevat.
Kjo arrogancë po detyron shqiptarët të marrin arratinë drejt vendeve të këtyre palaçove, për tu larguar nga vendi i tyre, që ndërkombëtarët të shijojnë, të ndjejnë dhe të prekin “benefitet” dhe “mrekullitë” si materiale ashtu edhe shpirtërore që i bekon qeveria.
Kalon Borchardt rrugës, ngre gishtin e mesit ndaj grave, që i janë arrestuar burrat se po protestonin të mbronin vatrën e tyre familjare, askush nga këta nuk guxoi të thoshte një germë, se mbrojnë edhe mbulojnë pazaret, turpet dhe skandalet e njeri tjetrit. I bashkon paturpësia, pangopshmëria dhe babëzia!
Shkruajnë dy të rinj një parullë me bojë dhe e quajnë akt terrorist, kërcënim për jetën, atentat dhe kush i mban mend përcaktimet që i bëjnë këtij akti të moralshëm dhe dinjitar.
Vetëm pas pak muajsh disa prej tyre, të cilët i arrestoi policia, i përndoqi ky shtet kriminal në universitete, i hoqi prindërit nga puna, u detyruan të braktisin studimet, vatrën familjare, të ardhmen në vendin e tyre dhe te marrin rrugën e migrimit, më del nga shpirti thënia e tyre: “Shame on you!”

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Etiketa: Dritan KabaFalsifikohen firmat e zyrtarëve të lartëGjykata KushtetueseGreketndërkombëtarët në Tiranëshame on you

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Siri/ “Nuk e di ku është babi”, historia e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit (Film)

Siri/ “Nuk e di ku është babi”, historia e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com