Kryetari i Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ ,Taulant Balla ka rekomanduar ndjekje penale ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, për veprën penale “Mosdhënie e dëshmisë”.
Gjatë mbylljes së hetimeve për çështjen CEZ ,Taulant Balla tha se Shkëlzen Berisha u paraqit 4 herë në komisioni për të dëshmuar, por në të gjitha rastet refuzoi dëshminë e cila është detyrim ligjor.
Ky veprim sipas Ballës përbën kundravajtje penale dhe ndëshkohet sipas ligjit me gjobë ose nga 1 deri në 3 vite burg.
Gjithashtu Balla bën me dije se privatizimi CEZ i ka sjellë shtetit shqiptar një dëm prej 414 milionë eurosh dhe sipas tij përgjegjësit kryesor janë drejtues më të lartë të atyre viteve.