Mbushja e kutive vazhdon/ Bylykbashi: KQZ si tenxhere për të zier pilaf – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbushja e kutive vazhdon/ Bylykbashi: KQZ si tenxhere për të zier pilaf

16:41 | 03/07/2019
në Shqiperi
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar për shifrat kontradiktore të publikuara nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me votimet monopartiake të 30 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi shprehet se KQZ ka humbur funksionin e tij parësor duke u shndërruar në një “tenxhere”, që shërben për të zier pilaf.

“KQZ si tenxhere për të zier pilaf. Doli KQZ dhe deklaroi ‎sot, me një tis funebër, se në votimet e Ramës paskan votuar 812 mijë votues. Të dielën në darke deklaroi se kishin votuar 772 mijë votues. E kishte shtuar me vetëm 40 mijë zgjedhës. Kjo shtesë më kujtoi gjyshen time kur isha fëmije që preferonte orizin bullgar më shumë se atë të vendit sepse shtonte më shumë volum kur bëhej pilaf. Ja ku kanë përfunduar katër militantet ‎e PS në KQZ, në kuzhinierë pilafi për drekën e vakisë së Ramës. E mbajnë mbyllur KQZ-në dhe nuk japin asnjë shifër në kohë reale siç jepej dikur, qoftë edhe para dy vjetësh, kur rezultatet transmetoheshin të detajuara në kohë reale. Kësaj radhe sistemet elektronike të transmetimit dhe publikimit të të dhënave i kanë fikur ose nuk i kanë vënë fare në punë sepse transaprenca nxjerr në shesh ç’po gatuajnë. Me pak fjalë, i kanë vënë kapak tenxheres me emër KQZ që të ziejë mirë pilafi. Tashmë të gjithë e dinë që vetëm 15 % i shkuan në votimet farse dhe 85 % e shqiptareve ia refuzuan 30 qershorin. Të gjithë i kanë parë qendrat e votimit ku nuk hynte këmbë njeriu për orë të tëra, por ndërkohë KQZ rriste shifrat e pjesmarrjes. Dhe meqë në 2015 votuan 48 %, Rama dha urdhër që ‎ta çonin pjesmarrjen sa gjysma. Në mbremjen e 30 qershorit, edhe pse shifra e vetë KQZ-së tregonte 21 %, publikisht deklaruan 24 %, fiks sa gjysma e 2015. Por Rama e kuptoi që po i derdhej uji i pilafit që vlonte dhe e uli pak zjarrin. Sot deklaruan 22%, ama katër kuzhinierët me përparëse zhul në KQZ ia kanë shtuar plot 7 % volumin e këtyre zgjedhjeve që i bënë pilaf. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk ishte rezultati për partitë por pjesmarrja. Rama këtë pjatë i ka porositur kuzhinës së KQZ. Nuk thonë kot: një rezultat i vonuar ‎është rezultat i gatuar”,  shkruan Bylykbashi.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Etiketa: 30 qershori40 mijë zgjedhës812 mijë votuesish deputeti i partise demokratikeKomisioni Qendror i ZgjedhjeveOerd Bylykbashi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Vasili: Reforma në drejtësi është shndërruar në një xhaketë me arna

Vasili: Reforma në drejtësi është shndërruar në një xhaketë me arna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

10:32 | 16/05/2026
Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

10:22 | 16/05/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com