Mbreti Zog për France-soir: “Unë jam një pasardhës i një familje të madhe dhe jo një druvar, siç është thënë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbreti Zog për France-soir: “Unë jam një pasardhës i një familje të madhe dhe jo një druvar, siç është thënë”

11:52 | 27/10/2019
në Kryesore
0

“France-soir” ka botuar, të premten e 21 shtatorit 1945, në ballinë, rrëfimin ekskluziv të mbretit Zog me korrespondentin e saj special në Londër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Në prag të diskutimeve në Londër
“Unë jam ende mbret i Shqipërisë”, tha Zogu I…pavarësisht se tetë shqiptarë në Angli i kërkuan që të hiqte dorë nga froni!

1572156668

Kur mbreti Zog I shëtit në Londër me në krah mbretëreshën Geraldinë, “engjëjt e tyre kujdestarë” nuk i lënë të humbin gjurmë. Këtu, mbreti dhe mbretëresha e Shqipërisë vizitojnë Bond Street-in, “rrugën e paqes” londineze. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
(Nga korrespodenti ynë special Jacques Pécheral)
Londër, 20 shtator.
Konferenca e të Pestëve po merret aktualisht me fatin e Shqipërisë. Por duket se askush nuk interesohet më për atë i cili, deri në pushtimin e këtij vendi nga trupat italiane, të Premten e Shenjtë të 1939, ishte mbret i Shqipërisë. Ai quhej Zogu I ; ai u martua me një konteshë të re hungareze, Geraldinë Apponyi, nëna e së cilës u martua në Nice me kolonelin francez Giraud. Mbretëresha e re sapo kishte lindur një princ të vogël. Pas disa orësh, e gjithë familja mbretërore duhej të linte pallatin e Tiranës dhe, përmes shtigjeve të vështira nëpër male të mbuluara nga dëbora, arriti në kufirin grek. Që atëherë, është folur pak për Zogun I. Por ai ende e konsideron veten sundimtar legjitim të Shqipërisë.

Read more

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Dorëzoni xhevahirët e kurorës !
“Unë jam një pasardhës i një familje të madhe dhe jo një druvar, siç është thënë.”, tha Mbreti Zog, të cilin e kam parë në Londër. “Nuk mbërrita në Angli duke pasur në valixhet e mia xhevahirë të një shume prej dy milion paundësh… Asnjë grua nuk bëri vetëvrasje për mua në Tiranë në shkallët e Monumentit të dëshmorëve…”

Këto tre pikat janë veçanërisht të rëndësishme për Zogun I, ish-mbretin e Shqipërisë, i cili jeton në Britaninë e Madhe që nga viti 1941. Aq të rëndësishme janë sa që një gazetë javore angleze, e cila pohoi dikur të kundërtën, mbreti Zog e paditi në gjykatë dhe fitoi ndaj saj.
Ish-mbreti i Shqipërisë ka një shqetësim tjetër : nga të gjithë sovranët në mërgim, ai është i vetmi për të cilin janë kujdesur më pak. Megjithatë, në dy raste, bashkatdhetarët e tij, të cilët gjithashtu jetojnë në Britaninë e Madhe u kujtuan për ekzistencën e tij : herën e parë ishte në vitin 1942 për ta njoftuar se, nëse ai me të vërtetë kishte sjellë me vete xhevahirët e kurorës, do të ishte e këshillueshme që ai ta vendoste shumën në dispozicion të të gjithë refugjatëve. Herën e dytë, ishte në vitin 1944 për t’i thënë atij se populli shqiptar e konsideron rikthimin e mundshëm të tij në Shqipëri si të padëshirueshëm. Ndërkohë, Zogu ishte informuar se forcat ajrore britanike dhe afrikano-jugore kishin sulmuar rëndë Pallatin e tij të Tiranës, ku gjermanët kishin ngritur selinë e tyre, dhe se 56 goditje të drejtpërdrejta kishin prekur ndërtesën në fjalë.

Mbreti Zog e mori me sportivitet këtë lajm të fundit. Sa i përket kërkesave për fonde, ai nuk mund t’u përgjigjej shpresave të bashkatdhetarëve të tij, për arsye të mungesës të hollave.

Zog I kërkon rikthimin në fronin e tij

1572156727

Për një kohë të gjatë, mbreti dhe familja e tij jetuan në një rezidencë të vjetër të izoluar në zemër të kodrave të “Chutern-it”. Zogu jetoi një jetë të qetë atje, duke pritur shumë pak njerëz dhe duke mos pasur asnjë argëtim tjetër përveç gotës së birrës që ai pinte herë pas here në “Pub-in” e fshatit fqinj, në pronësi të zonjës Roberts. Oborrtarët që gjendeshin në shtëpinë e tij ishin të pamjaftueshëm për mirëmbajtjen e një ndërtese të kësaj madhësie. Nga ana tjetër, edhe motrave të mbretit u dukej ky vend me të vërtetë i trishtë. Kohët e fundit, Zogu erdhi të jetojë në një vilë të thjeshtë.
Mbreti Zog, pavarësisht jetës së izoluar, nuk ka hequr dorë nga roli i tij politik. Përkrah tij, ai ka një këshilltar të përhershëm, Z. Naçi. Ky merret me raportet zyrtare të mbretit me qeverinë britanike.
Kërkesa e shqiptarëve të lirë në Britani për të dhënë dorëheqjen nga froni nuk ndikoi në asnjë mënyrë të mbreti Zog, sepse, ai tha: “Jashtë familjes time dhe vetvetes, ka saktësisht tetë shqiptarë në Britani, dhe kjo është vështirë se mund të konsiderohet si shumicë.”

Sidoqoftë, një goditje më e fortë iu bë atij në nëntor të 44, kur kërkesa që ai i bëri qeverisë britanike për ta lejuar që të kthehej në Shqipëri iu kundërshtua nga autoritetet kompetente në mënyrë të sjellshme por të prerë. Me sa duket, Foreing Office mendon se midis grekëve, jugosllavëve dhe bullgarëve, hapja e një çështje shqiptare do të ishte e tepërt.

Ndihma ndaj Bashkimit Sovjetik

1572156770

E megjithatë, Mbreti Zog, të paktën një herë në jetën e tij, i ka sjellë ndihmë të drejtpërdrejtë Bashkimit Sovjetik. Tre vite më parë, kur djali i tij, princi i vogël Leka, kaloi përpara “Pub-it” të zonjës Roberts, ajo i dha atij disa karamele; Serioz, princi i dha monedhën prej dy shilingash, të cilat ishin paratë e fundit që i kishin mbetur në xhep. E shqetësuar për të mos e mërzitur atë, zonja Roberts i mori paratë dhe i futi në një trung të vendosur mbi banak nga vetë ajo me qëllim mbledhjen e kontributeve vullnetare të klientëve të saj, të cilat i jepeshin më pas shoqatës në ndihmë të Rusisë, të krijuar nga zonja Churchill.

Fati i keq ka qenë i ashpër ndaj madhërisë së tij shqiptare. Gjatë sulmeve të mëdha ajrore gjermane në Angli, një bombë preku valixhet që përmbanin uniformat shkëlqyese që ishin krenaria e mbretit Zog. Që atëherë dhe në mungesë të kuponave të tekstileve për të ribërë gardërobën e tij, ai vishet me rroba civile./Darsiani.com

Etiketa: Aurenc BebjaFrance-soirMbret i ShqipërisëZogu I

Të Lidhura

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

nga 27 ok
18:27 | 19/05/2025
0

Nuk u habitëm që qeveria ka në plan të heqë nga buxheti i ndihmës ekonomike 1000 persona. Pikëpyetja ishte se...

Para
Sherr për pronën mes 3 familjeve në Kukës, dy persona të plagosur

Sherr për pronën mes 3 familjeve në Kukës, dy persona të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com