Komisioni për Reformën në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës, rreth orës 10:00, sërish pa praninë e opozitës.
Mbledhja ka nisur vetëm me anëtarët e mazhorancës, pasi PD nuk është përfshirë në diskutimet që po shoqërojnë 7 projektligjet e emergjencës që bëjnë të mundur zbatimin e reformës.
Sot në kalendarin e punës së Komisionit është miratimi nen për nen i projektligjit për njësinë antikorrupsion si dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme.