Mblidhet sot Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 17.00, në ambientet e Sallës së Seancave Plenare, ku mendohet të jenë edhe deputetët e opozitës.
Gjithashtu Kuvendi njoftoi më herët se do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të miratuar një sërë ligjesh dhe vendimesh pas marrëveshjes Rama-Basha.