Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili pas mbledhjes së opozitës në kryeqendrën e veriut deklaroi se u vendos që marrëdhënia me parlamentin do të jetë e kushtëzuar, por mohoi bojkotin. Ai tha se qëndrimi i përbashkët i opozitës është për të qëndruar përballë qeverisë deri në largimin e saj.
“Kryeministri më frikacak që ka ekzistuar ndonjëherë. Së bashku me ata që drejtojnë grupin e tij, që sot hapi një parlament grabitqar, armiq të popullit. Marrëdhënia me parlamentin do të jetë e kushtëzuar, zero kompromis. Faktet tregojnë inkriminimin e kryeministrit. Frikacakët janë në Tiranë. Kjo luftë e papajtueshme, nuk ndalet deri në çlirimin e Shqipërisë. Reagimi do të jetë shumë i fortë, format do i shikoni. Opozita nuk ka bojkotuar, ka marrëdhënie të kushtëzuar me kuvendin”, tha Vasili.