Janë zbardhur disa nga vendimet e marra. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së.
Zëdhënësja e selisë blu Floriana Garo ka dalë me një deklaratë për mediat, ku theksoi se një nga vendimet e marra në mbledhje ishte ngritja auditimit pas publikimit të financimeve ruse në PD.
Qëllimi i këtij vendimi është verifikimi i përdorimit të fondeve referuar fushatës zgjedhore në 2017.
“U vendos ngritja e grupit të auditimit dhe verifikimit të përdorimit të fondeve të PD për aktivitete lobimi për fushatën zgjedhore të vitit 2017”, tha Garo.