Sot në orën 19:30 Bajram Begaj merr zyrtarisht detyrën si president i ri i vendit. Ndërkaq, Gijotina.com mëson të tjera detaje nga ceremonia që do të zhvillohet në godinën e Presidencës për kalimin zyrtar të detyrës nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta, te pasardhësi i tij, Bajram Begaj, i cili u betua pak minuta më parë në Kuvend.
Ndërsa të paktën 500 të ftuar priten të vijnë, Garda e Republikës ka vendosur një dedektor metalesh ku po zhvillohet kontrolli fizik i të gjitha personave që do të jenë pjesë në ceremoni.
Aty ndodhen gjithashtu Banda Frymore e Ushtrisë, trupa ushtarake të Marinës dhe reparteve të tjera të Forcave të Armatosura. Ceremonia e dorëzimit të detyrës do të zhvillohet në 19:30, ndërsa Ilir Meta ndodhet aktualisht në Presidencë duke pritur mbërritjen e Begajt, për të lënë kështu pas 5 vitesh detyrën shtetërore të Presidentit të Republikës.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...










