Mbetjet/ Komisioni Europian: Shqipëria nuk ka infrastrukturën e duhur të kontrollit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbetjet/ Komisioni Europian: Shqipëria nuk ka infrastrukturën e duhur të kontrollit

20:30 | 17/10/2016
në Uncategorized
0

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për kontrollin e mbetjeve të importuara. Përmes një reagimi me shkrim pas kërkesës së ABC News, Komisioni Europian kërkon që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet europiane përpara se të nisë importi.

Komisioni Europian konsideron se Shqipëria nuk ka ende infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe sistemet e duhura për monitorimin, kontrollin dhe raportimin  e lëvizjeve të mbetjeve në Shqipëri. Sipas KE-së, ndarja e mbetjeve në Shqipëri nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta.

“Shqipëria duhet të bëjë përafrimin me direktivën dhe rregulloret e BE-së , duke lejuar importin e mbetjeve, përmes rritjes së klasifikimit të mbetjeve në burim, riciklimit, mbylljes së derdhjeve të paligjshme, ndërtimit të instalimeve të mbetjeve” shprehet KE-ja në përgjigjen e drejtuar nga ABC News mbi kredibilitetin e importit të mbetjeve në Shqipëri, kur vendi arrin të riciklojë vetëm 30% të mbetjeve të vendit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në këtë përgjigjje, ekzekutivi europian nënvizon dukshëm dobësitë e Shqipërisë lidhur me kapacitet për menaxhimin dhe importin e mbetjeve:

“Forcimi dhe zbatimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve është kyç, pavarësisht regjimit të importit të mbetjeve, që është në fuqi aktualisht. Shqipëria duhet të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme , si dhe të institucioneve dhe sistemeve për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve. Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për  minimizimin e mbetjeve nëpërmjet parandalimit të mbetjeve, grumbullimit të diferencuar dhe riciklimit.

Në këtë kontekst, është i domosdoshëm sigurimi i kapaciteteve administrative dhe teknike së bashku me investime themelore. Zgjidhja e problemit të mbetjeve në Shqipëri është një çështje serioze dhe kërkon teknikën dhe financat e duhura, vullnetin politik, dhe ndërgjegjësimin e publikut” thuhet në përgjigjjen e KE-së.

Komisioni Europian rikujton, se në bazë të progres-raportit të vitit 2013 për Shqipërinë , thuhet se “Menaxhimi i mbetjeve mbetet një çështje serioze shqetësuese në Shqipëri. Ndarja e mbetjeve nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta. Industria e riciklimit është sapolindur dhe ka nevojë të importojë materialet e nevojshme të para nga jashtë vendit. ”

Bashkimi Evropian shprehet i gatshëm për t’i ofruar Shqipërisë legjislacionin dhe praktikat më të mira në përputhje me standardet e BE-së.

Etiketa: infrastrukturaInporti i mbetjeveKomisioni EuropianmbetjetShqiperia

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tingëllimë dashurie nga Ernest Koliqi

Tingëllimë dashurie nga Ernest Koliqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com