Një nga viktimat e aksidentit të rëndë, ndodhur në një fshat të Fierit këtë mbrëmje është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Sokrat Lela dhe tjetra është bashkëshortja e tij Fatbardha Lela.
Çifti i bashkëshortëve ishin nga fshati Mbrostar i Fierit dhe janë përplasur me një automjet teksa po ktheheshin në banesë. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.