Mbërrin në Shqipëri trajneri i kuqezinjve tekniku Italian Christian Panucci.
Ish-mbrojtësi i Milanit, Real Madrid dhe Romës, Christian Panuçi zyrtarizohet nesër si trajner i kombëtares.
Ai mbërriti në aeroportin “Nëne Tereza” rreth orës 23:45 të kësaj të marte ku u prit nga zyrtarë të lartë të FSHF-së dhe përfaqësues të medias.
Panuçi pas zbritjes në Rinas nuk u prononcua për mediat duke e lënë këtë ta bëjë sot në konferencën pë shtyp me Presidentin Armand Duka nesër në orën 11:00 në ambientet e FSHF.